• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Bie treguesi i besimit në ekonomi, konsumatorët dhe bizneset pesimistë

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Bie treguesi i besimit në ekonomi, konsumatorët dhe bizneset pesimistë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qytetarët dhe bizneset ndihen pesimistë për gjendjen e ekonomisë. Treguesi i Ndjesisë Ekonomike, që publikohet nga Banka e Shqipërisë ka pësuar rënie për të katërtin muaj rradhazi. Në tetor, ky tregues pësoi një rënie me dy pikë kundrejt shtatorit.

Në përgjithësi, të gjithë sektorët e ekonomisë shfaqën perceptime në rënie për aktivitetin e tyre, me përjashtim të treguesit të besimit të konsumatorëve, që regjistroi një rritje të lehtë. Përkeqësimi i treguesve të besimit të biznesit duket i lidhur kryesisht me rritjen e çmimeve dhe efektet negative që kjo rritje po sjell në fuqinë blerëse.





Treguesi i besimit të industrisë u pakësua me 4.8 pikë përqindje krahasuar me muajin e kaluar, i ndikuar nga rënia e të gjithë treguesve për situatën aktuale, ku veçohen rënia e balancës për prodhimin aktual dhe ajo e kontratave porositëse.

Ndërkohë, pritjet e bizneseve për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen janë në rritje dhe ato për çmimet e pritura janë në rënie.

Treguesi i besimit në ndërtim ra me 7.2 pikë përqindje në muajin tetor, duke regjistruar pakësim të treguesit për të dytin muaj radhazi. Ky zhvillim u ndikua nga përkeqësimi i balancave për aktivitetin ndërtues dhe për kontratat porositëse. Rënie regjistruan edhe pritjet për punësimin, ndërkohë ato për çmimet në të ardhmen shënuan rritje.

Treguesi i besimit në shërbime shënoi rënie të lehtë me 1.1 pikë përqindje në muajin tetor, ndikuar nga performanca më e dobët e treguesit të ecurisë së biznesit. Bizneset në aktivitetin e shërbimeve vlerësojnë se ka rritje të punësimit aktual, ndërkohë që pritjet për të ardhmen janë në rënie. Edhe pritjet për ecurinë e çmimeve të shërbimeve shënuan rritje.

Treguesi i besimit në tregti ndoqi prirjen rënëse të evidentuar gjatë pjesës më të madhe të muajve paraardhës, duke rënë me 2.6 pikë përqindje në muajin tetor. Treguesi u ndikua kryesisht nga vlerësimet më të dobëta për ecurinë aktuale të biznesit. Ndërkohë, pritjet për çmimet dhe punësimin në muajt e ardhshëm janë në rritje.

Treguesi i besimit konsumator rezultoi lehtësisht i përmirësuar me 0.6 pikë përqindje në muajin tetor, por duke mbetur larg mesatares afatgjatë. Treguesi pasqyroi vlerësimin më pozitiv të konsumatorëve lidhur me blerjet në shuma të mëdha, si në periudhën aktuale, ashtu edhe në të ardhmen.

Konsumatorët vlerësojnë me rritje ecurinë aktuale të çmimeve, situatë e cila pritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Pas

Konsultimet publike të bashkive për buxhetin 2023, a kanë ndodhur vërtet?

Para

Rreziqet në ekonomi/ Banka e Shqipërisë: Të shtohen fondet për kontigjencën në buxhetin 2023

Para
Rreziqet në ekonomi/ Banka e Shqipërisë: Të shtohen fondet për kontigjencën në buxhetin 2023

Rreziqet në ekonomi/ Banka e Shqipërisë: Të shtohen fondet për kontigjencën në buxhetin 2023

Të Gjitha

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

nga Fast News
08:45 | 06/06/2025
0

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

nga Fast News
08:14 | 06/06/2025
0

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

Sot Kurban Bajrami! Besimtarët falen në bulevard

nga Fast News
08:12 | 06/06/2025
0

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë

nga Fast News
10:00 | 05/06/2025
0

Recent News

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

Sa kushton një vakt në restorantet shqiptare? Më shtrenjtë se fqinjët, por më lirë se Europa

08:45 | 06/06/2025
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

08:14 | 06/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar