Raiffeisen Bank iu është drejtuar me një njoftim të gjithë klientëve të saj lidhur me një mail të pavërtetë që qarkullon me tekstin “Shërbimi juaj do të mbyllet.!!!”. Banka sqaron se komunikimet e vetme zyrtare janë ato nëpërmjet kanaleve zyrtare të Raiffeisen Bank Shqipëri. Të gjithë komunikimet me e-mail të bankës dergohen vetëm nga adresat: @raiffeisen.al dhe çdo njoftim tjetër është i pavërtetë.
NJOFTIMI I PLOTË I RAIFFEISEN BANK:
Të dashur klientë,
Duam t’ju njoftojmë se ditën e sotme Raiffeisen Bank NUK ka dërguar asnjë e-mail zyrtar me tekstin “Shërbimi juaj do të mbyllet.!!!” nga adresa [email protected] në lidhje me mbylljen e shërbimit.
Ju lutem të mos merrni në konsideratë asnjë e-mail apo faqe tjetër përveç kanaleve zyrtare të Raiffeisen Bank Shqipëri. Të gjithë komunikimet me e-mail të bankës dergohen vetëm nga adresat: @raiffeisen.al
Kujdes!
Dëshirojmë të sjellim në vëmendjen tuaj edhe njëherë disa nga principet e përdorimit të sigurt të internetit.
- Asnjëherë mos e aksesoni llogarinë tuaj në Raiffeisen ON nëpërmjet linqeve që ju vijnë me email, forma pop-up në kompjuter apo nëpërmjet motorëve të kërkimit.
- Asnjëherë mos aksesoni asnjë faqe që kërkon ti jepni të dhëna personale apo konfidenciale apo ju mundësojnë të kryeni transaksione bankare.
- Gjithmonë shkruani adresën e plotë të faqes që doni të aksesoni në fushën përkatëse në broëser.
- Banka NUK ju kërkon asnjëherë fjalëkalimin tuaj, numrin e kartës së kreditit ose përgjigjen e një pyetje sigurie me e-mail. Kujdes nga mesazhe të tilla.
- Mos hapni mesazhe e-mail/sms/ËhatsApp/ apo kanale të tjera komunikimi, pa kontrolluar identitetin e dërguesit dhe titullin. Nëse keni ndonjë dyshim për origjinën e mesazhit, fshijeni atë menjëherë. Mos hapni asnjë file që mund te jetë bashkëngjitur dhe mos klikoni linqet që janë në mesazh.
Banka tashmë ka bllokuar faqen e dëmshme dhe sërish ju këshillojmë të ndiqni rregullat e përdorimit të sigurt të internetit.
Raiffeisen Bank garanton klientët e saj se gjithmonë merr masa që siguria dhe të dhënat tuaja të jenë mbrojtura maksimalisht.