• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Alarmi i televizionit amerikan, “Ka një komplot kundër Shqipërisë”

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Alarmi i televizionit amerikan, “Ka një komplot kundër Shqipërisë”
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Chris Irvine FOX News

Presidenti i Shqipërisë, ditë e martën, denoncoi zgjedhjet bashkiake që u zhvilluan të dielën si një “farsë”, duke akuzuar filantropin dhe miliarderin e krahut të majtë George Soros për përfshirjen në një “kompllot.”

Ilir Meta tha se Soros, një gogol për qarqet e krahut të djathtë, ishte përgjegjës për “një komplot që synonte kapjen tërësisht të shtetit”, kjo sipas faqes së internetit në gjuhën angleze të Balkan Insight. Ai nuk ofroi dëshmi për të mbështetur pretendimet e tij.

Gjatë një konference shtypi, të martën, Meta thuhet se ka thënë: “Kam disa fjalë për miliarderin e nderuar George Soros. Unë nuk e dëgjova me vëmendje [Kryeministrin hungarez] Viktor Orban në janar të vitit 2000, kur flisja me dashuri për Xhorxh Sorosin sepse me thënë të vërtetën ai na ndihmoi kur ishim në opozitë dhe [Orbani] më tha: ki kujdes sepse ai nuk është dhe aq demokratik dhe shpesh komploton kundër demokracisë”.

Ai gjithashtu iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare – përfshirë SHBA dhe Bashkimin Evropian – duke u bërë thirrje diplomatëve “të mos bëhen qesharak dhe të mos luajnë me kushtetutën tonë”, kjo sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Meta kishte provuar më parë të anulonte zgjedhjet e së dielës, duke thënë se ato do të ishin jodemokratike pa pjesëmarrjen e opozitës shqiptare, e cila bojkotoi votimin.

Por kryeministri Edi Rama i Partisë Socialiste në pushtet urdhëroi të dielën zgjedhjet për kryetarët e komunave dhe anëtarët e këshillit lokal dhe partia e tij pritet të marrë shumicën e votave me një diferencë të konsiderueshme. Rezultatet paraprake u pritën të martën, por u vonuan.

Opozita ka deklaruar se pjesëmarrja e ulët – 21.6% – tregoi se zgjedhjet e së dielës ishin jokushtetuese dhe të paligjshme. Vëzhguesit ndërkombëtarë thanë se mungesa e pjesëmarrjes së opozitës nënkuptonte se votimi u konsiderua “me pak interes për elektoratin”.

Meta ka propozuar zgjedhje të reja vendore dhe zgjedhje të përgjithshme të parakohshme në tetor, por nuk ka gjasa të pranohet nga socialistët. Meta u zgjodh president në vitin 2017, por parlamenti shqiptar, i cili kontrollohet nga socialistët, e ka vënë nën hetim dhe po kërkon ta largojë nga detyra.

Ligjvënësit e qendrës së djathtë së opozitës hoqën dorë nga vendet e tyre në parlament dhe kanë udhëhequr protesta që nga mesi i shkurtit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe manipulimin e votave në zgjedhjet e mëparshme. Rama dhe partia e tij i mohojnë akuzat.

Financuesi hungarez-amerikan Soros është një objektiv i rregullt i disa qarqeve të krahut të djathtë falë financimit të kauzave të krahut të majtë në të gjithë Evropën dhe SHBA.

Qeveria kombëtare e Hungarisë vitin e kaluar kaloi një paketë “Stop Soros” për të kufizuar aktivitetet e tij nëpërmjet Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur – duke përfshirë edhe një masë të rreptë duke i shpallur të paligjshme organizatat joqeveritare për të organizuar emigracionin e paligjshëm në vend./Burimi:Panorama

Pas

Gazetari tregon se çfarë nënkuptoi raporti i DASH për zgjedhjet

Para

Aksident i rëndë në Lezhë, plagosen dy të rinj

Para
Aksident i rëndë në Lezhë, plagosen dy të rinj

Aksident i rëndë në Lezhë, plagosen dy të rinj

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar