• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Ndikimi mjedisor i Bitcoin i ngjashëm me atë të naftës, ka shkaktuar 12 miliardë dollarë dëme

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Bota
0
Ndikimi mjedisor i Bitcoin i ngjashëm me atë të naftës, ka shkaktuar 12 miliardë dollarë dëme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Midis viteve 2016 dhe 2021, minimi i Bitcoin, më i popullarizuari i kriptomonedhave, shkaktoi dëme mjedisore për mbi 12 miliardë dollarë. Ai ka një ndikim klimatik të ngjashëm me atë të nxjerrjes së naftës dhe më të madh se ai i arit. Kjo është bërë e ditur nga një studim i Universitetit të Nju Meksikos, i publikuar në revistën Scientific Reports, i cili vlerëson ndikimin mjedisor të prodhuar nga nxjerrja e kriptomonedhës, një teknikë që kërkon përdorimin e shumë energjie elektrike.

Në përgjithësi, emetimet e sektorit janë të barabarta me ato të një shteti si Nepali ose Republika e Afrikës Qendrore.





Megjithëse Bitcoin është thjesht virtual, tregu për këtë kriptomonedhë ka kosto të mëdha mjedisore. Dëmi joproporcional i klimës, thonë studiuesit, është për shkak të “mining proof-of-work”, procesit kompjuterik të verifikimit të informacionit që konsumon sasi të mëdha të energjisë elektrike. Pjesa më e madhe e kësaj (64%) vjen nga lëndët djegëse fosile, sipas indeksit të përditësuar të përzierjes energjetike të monedhave digjitale në Universitetin e Kembrixhit.

Këto janë përllogaritje që kërkojnë shumë energji, aq sa në vitin 2020 prodhimi i Bitcoin përdorte 75.4 Terawatt (TWh) orë energji elektrike në nivel global, më shumë se sa harxhonte në një vit në një vend si Austria dhe një e katërta e Italisë. Emetimet e CO2 të prodhuara nga nxjerrja e tyre janë rritur 126 herë me kalimin e kohës, nga 0.9 ton për një Bitcoin të vetëm në 2016 në 113 në 2021 dhe në përgjithësi emetimet e prodhuara midis 2016 dhe 2021 do të ishin ekuivalente me dëmin e vlerësuar në mbi 12 miliardë dollarë.

Duke ndërlidhur emetimet e prodhuara me vlerën e tyre të tregut, studiuesit vlerësuan se në maj 2020, dëmi klimatik i prodhuar nga nxjerrja e një Bitcoini të vetëm tejkaloi çmimin e monedhës me 50%. Mesatarisht, kostot mjedisore përfaqësojnë 35% të vlerës së tyre të tregut, një shifër e afërt me ndikimin e nxjerrjes së naftës (41%). Ari, me të cilin shpesh krahasohet Bitcoin, ka një ndikim prej vetëm 4%.

Pas

Ekonomia globale do të tkurret këtë vit, në vitin 2023 do të bëhet më keq

Para

Rama paralajmëron: Cmim tavan për të gjithë furnitorët e naftës për peshimin

Para
Rama paralajmëron: Cmim tavan për të gjithë furnitorët e naftës për peshimin

Rama paralajmëron: Cmim tavan për të gjithë furnitorët e naftës për peshimin

Të Gjitha

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

nga Fast News
08:30 | 07/08/2025
0

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

nga Fast News
08:00 | 07/08/2025
0

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

nga Fast News
07:30 | 07/08/2025
0

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Recent News

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

08:30 | 07/08/2025
“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

08:00 | 07/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar