• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Kriza e çmimeve mbledh vendet e rajonit, Ibrahimaj: Normat e larta të interesit dhe kosto e borxhit, sfidat e rradhës

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Kriza e çmimeve mbledh vendet e rajonit, Ibrahimaj: Normat e larta të interesit dhe kosto e borxhit, sfidat e rradhës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Samitin Rajonal të Ministrave të Financave dhe Guvernatorëve të Bankave Qendrore, i cili u zhvillua në Budva, Mal të Zi.

Diskutimet në këtë Samit, që mblodhi së bashku politikëbërësit kryesorë fiskalë dhe monetarë nga të gjitha vendet e rajonit, përfaqësues të institucioneve më të njohura financiare ndërkombëtare,  u përqendruan në situatën aktuale ekonomike dhe financiare me të cilën po përballet rajoni, politikat dhe masat e ndërmarra nga qeveritë për të përballuar krizën e shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe çmimeve në përgjithësi, sfidat për vitin e ardhshëm dhe në vijim, si dhe për prioritetet që vendet do të kenë për hartimin e buxheteve të vitit 2023.





Në fjalën e saj, Ministrja Ibrahimaj bëri një prezantim të ecurisë së ekonomisë së vendit gjatë vitit 2022 dhe politikave e masave që ka ndërmarrë qeveria për të mbështetur popullsinë dhe biznesin nga kriza e rritjes së çmimeve, të cilat kanë si synim garantimin e vijimit të aktivitetit ekonomik në vend.

Ministrja theksoi faktin se, pavarësisht ndikimit të krizës, ekonomia e vendit deri më tani ka performuar mirë, inflacioni në vend ka qenë më i ulët se sa në vendet e tjera të rajonit dhe të BE, pavarësisht se ka qënë në rritje, ndërsa niveli i të ardhurave në buxhetin e shtetit ka qënë mbi parashikimet.

“Sfidat që kemi për të ardhmen janë evidente, përsa i përket përballimit të rritjes së lartë të çmimeve të konsumit, por edhe të çmimeve të larta të energjisë elektrike, kur parashikohet që  vitin e ardhshëm normat e interesit do të jenë shumë të larta dhe kostoja e borxhit do të vijojë të rritet, gjë që do të ketë efekt,  jo vetëm në 2023, por në të gjitha vitet që do të vijnë.  Ky Samit është një eksperiencë shumë e mirë,  ku diskutojmë së bashku ministra financash dhe guvernatorë të bankave qëndrore, për t’u siguruar që gjatë periudhave të ardhshme do të kemi në rajon një koordinim të mirë të politikave fiskale dhe monetare, por edhe një zbatim të mirë të këtyre politikave, çka është shumë e rëndësishme në një kohë kur pasiguria për rritjen e të ardhurave është e lartë”, u shpreh Ibrahimaj.

Samiti i titulluar “Stabiliteti financiar dhe monetar i rajonit në kushte të rreziqeve të theksuara gjeopolitike”, u mblodh  pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë.

Samiti Rajonal i Ministrave të Financave, Guvernatorëve të Bankave Qëndrore dhe Drejtorëve të Administratës Tatimore është tradicionalisht “konventa” më e madhe financiare dhe monetare vjetore në rajon, që synon zhvillimin e dialogut dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërmjet të gjitha institucioneve financiare në rajon.

Pas

Reflektohet kriza, tkurret ekonomia. Rritje vetëm 2.23% në tremujorin e dytë

Para

Fasha 800 kWh e energjisë, Rama: Nuk e kemi hequr, por e kemi shtyrë

Para
Fasha 800 kWh e energjisë, Rama: Nuk e kemi hequr, por e kemi shtyrë

Fasha 800 kWh e energjisë, Rama: Nuk e kemi hequr, por e kemi shtyrë

Të Gjitha

Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti

Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti

nga Fast News
11:49 | 08/08/2025
0

Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm proteina

Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm proteina

nga Fast News
11:44 | 08/08/2025
0

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë? Ja ku renditet Shqipëria

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë? Ja ku renditet Shqipëria

nga Fast News
11:37 | 08/08/2025
0

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

nga Fast News
08:30 | 07/08/2025
0

Recent News

Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti

Çfarë po ndodh me të rinjtë në Shqipëri? Vendi ynë humbet 6.4% të meshkujve 25-29 vjeç brenda një viti

11:49 | 08/08/2025
Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm proteina

Shenjat që tregojnë se nuk po merrni mjaftueshëm proteina

11:44 | 08/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar