• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Dhuna ndaj grave, dalin të dhënat: Reagohet më shpejt, rritet numri i masave të menjëhershme mbrojtëse

nga Fast News
3 years më parë
në Aktualitet, Ekonomi
0
Dhuna ndaj grave, dalin të dhënat: Reagohet më shpejt, rritet numri i masave të menjëhershme mbrojtëse
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Krimet në familje, kryesisht ndaj vajzave dhe grave mbeten shqetësim në Shqipëri dhe jo vetëm. Por të dhënat zyrtare tregojnë se ka një reagim më të fortë ndaj ngjarjeve të tilla, të cilat tronditin opinionin publik. Sipas dokumentit të Ministrisë së Financave, “Buxheti 2022, një vështrim për qytetarët” rezulton se ka një vëmendje të shtuar ndaj grave dhe familjeve vitet e fundit. Kështu, ka pasur një reduktim të kohës së reagimit ndaj krimeve të dhunës në familje nga 16 minuta në vitin 2021 në 14 minuta këtë vit.

Gjithashtu, është rritur numri i masave të menjëhershme mbrojtëse për gratë dhe vajzat e dhunuara në masën 2%. Sipas të dhënave, në vitin 2021 kishte 2.700 masa të menjëhershme mbrojtëse, teksa në vitin 2022 kjo shifër ka arritur në 2.750. Përmirësimi i mëtejshëm i këtyre treguesve mbetet sfidë e përcaktuar në buxhet për periudhën në vijim.

Mbrojtja më e mirë ndaj grave dhe familjes është mundësuar falë asistencës së Un Women, që është e përqëndruar në sigurimin e barazisë gjinore në Shqipërisë, me qëllim që burrat dhe gratë të kenë mundësi të barabarta dhe akses të barabartë për të njëjtat të drejta dhe përfitime.

Të dhënat tregojnë se si rezultat i ndryshimeve ligjore dhe institucionale, si dhe mbështetjes teknike të OKB-së “Gratë, Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor” në Shqipëri ka qenë një histori suksesi që nga fillimi i tij në 2012. Gjatë këtyre viteve ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të programeve buxhetore që përfshijnë në mënyrë efektive objektivat e lidhura me barazinë gjinore, nga 9 programe në vitin 2015 në 45 programe në vitin 2020. Rritje të ndjeshme ka pësuar edhe shuma e fondeve e vënë në dispozicion për çështjet e barazisë gjinore, që ka arritur aktualisht në 9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Pas

Ndryshon gjeografia e tregtisë së jashtme të Shqipërisë

Para

Nis viti shkollor, 450 mijë nxënës ulen në banka

Para
Nis viti shkollor, 450 mijë nxënës ulen në banka

Nis viti shkollor, 450 mijë nxënës ulen në banka

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

nga Fast News
09:41 | 17/09/2025
0

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

nga Fast News
09:33 | 17/09/2025
0

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

Paga reale bruto vlen sot 130 euro më pak se në 2020-n; Zhvlerësimi nga rritja e çmimeve

nga Fast News
09:24 | 17/09/2025
0

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

A janë njerëzit e stresuar më inteligjentë?

nga Fast News
09:18 | 17/09/2025
0

Recent News

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

Kryeministri Rama takon sot në Bruksel Sekretarin e NATO-s, Mark Rutte. Flitet për sigurinë dhe mbrojtjen

09:41 | 17/09/2025
Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

Rritet tregtia me pakicë, ndikoi konsumi nga turistët

09:33 | 17/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar