• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Ekonomi

Lajme të këqija nga ekonomia, ulet rritja me 2.2 %, ja kush ka qenë faktori kryesor

nga Fast News
6 years më parë
në Ekonomi
0
Lajme të këqija nga ekonomia, ulet rritja me 2.2 %, ja kush ka qenë faktori kryesor
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

INSTAT raporton për një tkurrje të ekonomisë. Ekonomia e vendit u rrit në tre muajt e parë të vitit vetëm me 2,21 % kundrejt tremujorit të parë të 2018-ës. Ndërsa tremujori i parë i 2018-ës do të vlerësohej me rritje 4,45 % kundrejt vitit paraardhës 2017-të.

Rritja e këtij tremujori është më e ulta që nga tremujori i dytë i 2015-ës.
Rënia e prodhimit të energjisë si pasojë e motit të thatë, rezulton të ketë ndikuar në tkurrjen drastike të ekonomisë këtë tremujor të parë të 2019-ës.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se në këtë rritje kontributin kryesor e kanë: Tregtia, Transporti, Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor, më pak Aktivitetet e pasurive të paluajtshme, Ndërtimi, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative, Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit, Informacioni dhe Komunikacioni dhe Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit vetëm me +0,20 pikë përqindje.

Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Uji ka performuar negativisht duke ndikuar në Prodhimin e Brendshëm Bruto me -0,81 pikë përqindje. Gjithashtu negativisht ka ndikuar edhe Artet, argëtimi dhe çlodhja e aktivitete të tjera shërbimi me.

Taksat Neto mbi produktet kontribuan pozitivisht me +0,48 pikë përqindje.
Kurse kontributin kryesor në rritjen e tremujorit të parë të 2018-ës do ta jepnin degët: Industria, Energjia dhe Uji me +2,42 pikë përqindje, Tregtia, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimit me, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia, Ndërtimi, Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi.

Aktiviteti i degëve kryesore të ekonomisë

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e parë të vitit 2019, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2018 tregojnë një rënie të performacës;
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati rritje. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rënie. Ndikimin kryesor në këtë rënie e kanë dhënë Aktivitetet Energjia dhe Industria Prodhimit të produkteve metalike, të cilat ka shënuar një rënie përkatësisht me 43,8 % dhe 6,85 %.

Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 5,95 %. Grupi i aktiviteteve Tregti,Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati rritje, i ndikuar kryesisht nga Tregtia me shumicë. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rritje. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar rritje po ashtu. Edhe aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar rritje. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me rritje. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rritje. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati rënie. Kurse taksat Neto mbi produktet u rritën.

Treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto sipas INSTAT, sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, vlerësohet me një rritje prej 0,56 %.

PBB duke iu referuar shpenzimeve

Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 2,25 %.

Konsumi final i qeverisë u rrit me 0,54 %.

Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 1,79 %.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rriten me 0,48 %, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 2,45 %. Sipas të dhënave të përshtatura sezonalisht, ndryshimet në krahasim me tremujorin paraardhës;
Konsumi final i popullatës pësoi një rënie me 0,76 % me krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018.

Konsumi final i qeverisë u ul me 0,40 %.
Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks shënoi një rritje me 0,48 %.
Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u rrit me 1,35 % ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rrit me 2,96 %./ SI

Pas

Fitoi apo humbi në 30 qershor? Ramës i vjen në ndihmë këshilla e gjyshes

Para

VIDEO – SKANDAL, votim familjar dhe votë e fotografuar, ja çfarë ndodhi në 30 qershor

Para
VIDEO – SKANDAL, votim familjar dhe votë e fotografuar, ja çfarë ndodhi në 30 qershor

VIDEO – SKANDAL, votim familjar dhe votë e fotografuar, ja çfarë ndodhi në 30 qershor

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

nga Fast News
16:45 | 14/11/2025
0

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

nga Fast News
12:34 | 14/11/2025
0

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur

nga Fast News
10:30 | 14/11/2025
0

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

Bashkëpunimi Shqipëri-Itali, ja 10 marrëveshjet që u nënshkruan në Romë

nga Fast News
10:00 | 14/11/2025
0

Recent News

Connect Albania Forum

Connect Albania Forum

16:45 | 14/11/2025
Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

Eksperti i opozitës analizon buxhetin e Tiranës: Me “shumë koka”, paguan më shumë për stafet sesa për investimet

12:34 | 14/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar