Biznesmeni i cili fitoi tenderin që çoi në burg edhe kryebashkiakun e Lushnjes Fatos Tushe, është lënë i lirë.
Vendimi është marrë nga Gjykata Speciale, për shkak se koha e paraburgimit është më e gjatë se ajo e vuajtjes së dënimit.
Biznesmeni Ibrahim Lami u vu në pranga pas operacionit të policisë me urdhër të SPAK, ku u arrestua dhe ish-kryetari Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.
Ai kishte favorizuar biznesmenin në fjalë për marrjen e tenderit për kanalin vaditës me vlerë 24 milionë lekë, teksa biznesmeni kishte ndërhyre që vajza e Tushes të merrte provimin në Fakultetin e Mjekësisë. Tushe u dënua me dy vite e katër muaj burg.