• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“PD pa asnjë pushtet” Isa Sakja i përgjigjet Topallit: I ke lodhur shpirtin demokratëve, ke 20 vjet që s’kupton gjë nga politika

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“PD pa asnjë pushtet” Isa Sakja i përgjigjet Topallit: I ke lodhur shpirtin demokratëve, ke 20 vjet që s’kupton gjë nga politika
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku i Kavajës, Isa Sakja i është përgjigjur deklaratës së djeshme të Jozefina Topallit, e cila u shpreh se Partia Demokratike pas 30 dekadash tashmë është pa asnjë pushtet dhe se djegia e mandateve ishte një tradhëti për demokratët dhe shqiptarët.

Me anë të një reagimi në rrjetin social Facebook Sakja i kundërpërgjigjet Topallit duke thënë se ajo ka 20 vjet që nuk kupton asgjë nga politika  dhe se sillet njësoj si kundërshtari më i egër i Partisë Demokratike.





“Nuk dua të zgjatem më shumë, sepse nuk dua t’ua lodh më shpirtin demokratëve! Boll e ke bërë ti me jozefinat e tjera që i rrinë rrotull Edi Ramës të kapin ndonjë kockë nga pushteti i tij i pistë.

Nuk po zgjatem as me moralizmat e tua miope për ndërkomëbtarët, sepse nuk dua të kujtoj që u bëre barsaleta e pushtetit të PD, kur nxirrje jashtë nga zyra ambasadorët e SHBA-së dhe të OSBE-së.”, shkruan ndër të tjera Sakja.

REAGIMI I PLOTE I KRYEBASHKIAKUT ISA SAKJA

Nuk do të doja kurrë t’I shkruaja këto rradhë, por, në respekt të demokratëve, në repskt të qytetarëve të kavajës, në respect të të gjithë atyre që sot zgjidhën Lirinë përpara Monizmit, më duhet t’i them disa fjalë Jozefina Topallit.
Prej kohësh, nuk habitem më me mllefin e zonjës Topalli kundër Partisë Demokratike, kryetarit të saj Lulzim Basha dhe, së fundmi, edhe kundër liderit historik Sali Berisha.

Gjatë këtyre dy vjetëve, që kur Jozefina humbi pushtetin brenda PD-së dhe bëri pakt më djallin kundër PD-së, kam kuptuar një gjë shumë të rëndësishme.

Këto 20 vjet Jozefina Topalli nuk ka kuptuar asgjë nga politika dhe sillet njësoj si kundërshtari më i egër i PD-së!

Ajo flet me të njëjtin mllef kundër PD-së dhe Lulzim Bashës siç flet Edi Rama. Flet me të njëjtën gjuhë si Edi Rama, artikulon të njëjtat teza si Edi Rama, madje edhe “keqardhjen” për PD-në e shprehin njësoj.

Zonja Topalli, në respekt të 20 viteve që kemi ndarë së bashku sakrificat, por jo pushtetin, dua t’ju ndohmoj sonte!

Për të kuptuar se ke kapur fundin si qenie politike, lexoni komentet në statuset tuaja kundër PD-së dhe Lulzim Bashës! Shikoni se kush ju bën like! Janë armata e Edi Ramës ose pushtethumburit e PD-së që, njësoj si ju, morën gjithçka nga PD-ja në pushtet dhe e hodhën poshtë, e përgojuan, e tradhëtuan, punuan kundër saj në ditën më të keqe të opozitës dhe të vendit!

Nuk dua të zgjatem më shumë, sepse nuk dua t’ua lodh më shpirtin demokratëve! Boll e ke bërë ti me jozefinat e tjera që i rrinë rrotull Edi Ramës të kapin ndonjë kockë nga pushteti i tij i pistë.

Nuk po zgjatem as me moralizmat e tua miope për ndërkomëbtarët, sepse nuk dua të kujtoj që u bëre barsaleta e pushtetit të PD, kur nxirrje jashtë nga zyra ambasadorët e SHBA-së dhe të OSBE-së.

Zonja Topalli!

Sot për Partinë Demokratike ishte një ditë e mirë!
Sot për Shqipërinë ishte një ditë e mirë!

Dhe kjo është për meritën e madhe të Lulzim Bashës! Bashkë me demokratët, ai ka dalë të fitojë betejën më të madhe të këtyre 30 viteve të fundit! Të bëjë bashkë demokratë e socialistë për një kauzë më të madhe se pushteti i Lulzim Bashës! Për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për refuzimin e drejtimit të vendit nga një kryeministër hajdut dhe ortak me krimin, për një vend ku shqiptarët të jetojnë me dinjitet!

Zonja Topalli!

Hapini sytë! Demokratët janë në këmbë, nuk kanë nevojë për patericat e Edi Ramës! Doni apo nuk doni ju, Partia Demokratike është sot forca politike më e besueshme në Shqipëri, e gatshme të qeverisë vendin!

 

Pas

A do të njihen zgjedhjet e djeshme? OSBE njofton konferencën urgjente

Para

Intelektuali çam: Nga nesër Edo, të siguroj që do të të marrim shumë seriozisht…

Para
Intelektuali çam: Nga nesër Edo, të siguroj që do të të marrim shumë seriozisht…

Intelektuali çam: Nga nesër Edo, të siguroj që do të të marrim shumë seriozisht…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

nga Fast News
12:37 | 23/08/2025
0

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

nga Fast News
12:32 | 23/08/2025
0

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

Letrat me vlerë të qeverisë, ministri i Financave nxit qytetarët që të investojnë

nga Fast News
12:27 | 23/08/2025
0

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

Turistët dhe temperaturat e larta rrisin konsumin e energjisë, ja sa ka arritur

nga Fast News
11:52 | 23/08/2025
0

Recent News

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

Personi më i vjetër në botë mbush 116 vjeç. Ja cili është dhe kur ka lindur

12:37 | 23/08/2025
Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

Rama ftesë qytetarëve për të pastruar malet

12:32 | 23/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar