Ndërsa procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e djeshme vendore është drejt fundit, ditën e sotme vëzhguesit ndërkombëtarë në Tiranë do të mbajnë konferencë për shtyp sot në orën 15:00.
Shefja e misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të ODIHR, Audrey Glove do të paraqesë përfundimet paraprake mbi mënyrën e zhvillimit të procesit zgjedhor më 30 qershor.
Pritet që Glover të japë një vlerësim zyrtar të procesit zgjedhor, standardet për zgjedhjet demokratike, si dhe me legjislacionin kombëtar.
Misioni vëzhgues i Zyrës së OSBE-së përbëhet nga 174 vëzhgues nga 33 vende të ndryshme.
Ky është i vetmi grup ndërkombëtar vëzhgimi në terren në Shqipëri që monitoroi zgjedhjet e së dielës pas anulimit të vëzhguesve nga ana e Këshillit Evropian në moment të fundit.