LUFTA NË UKRAINË
LUFTA NË UKRAINË/ TAKIMI ERDOGAN-PUTIN, ZBULOHET ÇFARË I PROPOZOI PRESIDENTI TURK HOMOLOGUT RUSUKRAINË, BOMBAT RUSE NË JUG SHKATËRROJNË NJË KOMPLEKS ME 3000 TON GRURËLUFTA NË UKRAINË PRITET TË HYJË NË NJË FAZË TË RE, ZBULOHET PLANI I RUSISËRUSIA AKUZON SËRISH UKRAINËN: NUK ËSHTË GATI PËR NEGOCIATA SERIOZEGODITJA E CENTRALIT ATOMIK, VIJOJNË PËRPLASJET MES RUSISË DHE UKRAINËSPREVIOUSNEXT
Fillimi > -Kronikë
VIDEO/ Ishte shpallur në kërkim për thirrje ekstremiste, rrihet “Live” radikalisti fetar nga Lezha
07 Gusht, 2022 11:25Madhësia e tekstit:
Luigj Marku, një 39 vjeçar nga Lexha është bërë pre e dhunës, ndërkohë që ka qenë në një lidhje Live në Tik Tok, ndërsa në momentin e sulmit videoja është ndërprerë.
Marku ishte i njohur në rrjetet sociale për shkak se prej kohësh publikon në rrjete sociale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste në qendër të të cilave janë besimtarët myslimanë.
Në momentin kur është dhunuar, 39-vjeçari ka qenë në një park në qytetin ku edhe jeton, Dublin, Irlandë.
Disa shqiptarë që e kanë dëgjuar i janë afruar dhe kanë nisur ta rrahin.
Më 13 korrik, Luigj Marku është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa anti terrori dhe Prokuroria e Lezhës kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e tij.
Ndaj Markut është ngritur akuza për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.