Një vajzë e cila së shpejti pritet të martohet tani është në dilemë për zgjedhjen që ka bërë, e kjo për shkak të ushqimit që ajo konsumon.
Fakti që ajo dhe familja e saj janë veganë, ka shkaktuar debat dhe sherr me dhëndrin dhe burrin e saj të ardhshëm, pak ditë para dasmës.
Ajo ka shprehur zemërimin e saj në rrjetet sociale teksa ka treguar se i fejuari i saj vendosi të heqë çdo opsion ushqimi vegan në menynë e dasmës së tyre pa i thënë asaj.
Kjo do të thotë se ajo dhe familja e saj nuk do të kenë asgjë për të ngrënë në ditën e saj të madhe.
Gruaja shpjegoi se ajo dhe shumica e anëtarëve të familjes së saj ndjekin një dietë vegane dhe se ajo kishte planifikuar të shtonte rreth katër ose pesë pjata vegane në menunë e saj të dasmës së bashku me opsionet për personat që do të konsumojnë mish.
Por i fejuari i saj dhe mamaja e tij, vjehrra e ardhshme ishin shumë kundër kësaj ideje, duke pretenduar se ushqimi vegan nuk ishte “ushqim i vërtetë” dhe këmbëngulën që çdo mysafir që nuk donte të hante mish mund të hante vetëm një sallatë.
ลูกสะใภ้กับลูกสะใภ้ต่างกันอย่างไร? เจ้าสาวคือใคร? ความหมายของคำว่า “ลูกสะใภ้”
Në një postim në Reddit, ajo thotë:
“Unë dhe i fejuari im do të martohemi së shpejti. Arritëm të dakordohemi për shumë gjëra gjatë planifikimit të dasmës, përveç ushqimit.
Familja ime është vegane, dhe ka shumë arsye pse ne zgjodhëm këtë mënyrë jetese dhe njëra prej tyre është që ne kemi një histori problemesh shëndetësore.
I fejuari im dhe familja e tij janë krejtësisht e kundërta. Ata janë mishngrënës, gjë që nuk përbën problem për mua, aspak.
Megjithatë, kur vendosa për menunë e ushqimit të dasmës, doja të shtoja 4-5 opsione vegane.
I fejuari im dhe nëna e tij kundërshtuan, duke thënë se ishte shpenzim i kotë parash për ushqimin që ‘nuk është ushqim i vërtetë’.
Ata gjithashtu argumentuan se kjo do të ishte fyese për mysafirët e ‘tyre’ dhe sugjeroi që opsionet e mia vegane të ishin sallatat dhe meze ‘të mira’.
Unë thashë jo, sepse e para, jam unë dhe familja ime që paguajmë dhe e dyta, dua t’i bëj të ftuarit e mi të ndihen mirë dhe të mos trajtohen si qytetarë të dorës së dytë duke u servirur “sallatë”.
Sherr nuse-vjehrrë në Shijak, e reja nuk duron më, në gotën e kosit i hedh… – Balkanweb.com – News24
I fejuari im bëri një mimikë të çuditshme dhe tha ‘a nuk është ajo çfarë hanë veganët?’.
Unë refuzova të debatoja për këtë dhe thashë se fjala ime ishte përfundimtare.
Ditën tjetër, mora vesh se ai kishte anuluar të gjitha opsionet vegane dhe i hoqi nga menyja plotësisht pa dijeninë time”.