• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Iluminizmi 2.0: Kemi nevojë për një epokë tjetër të arsyes, për të shpëtuar qytetërimin tonë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Iluminizmi 2.0: Kemi nevojë për një epokë tjetër të arsyes, për të shpëtuar qytetërimin tonë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Marcelo Gleiser

Diçka e jashtëzakonshme ndodhi në Evropë gjatë fundit të shekullit të 17-të dhe 18-të, teksa një shpërthim i larmishëm intelektual i njohur si Iluminizmi përfshiu të gjithë kontinentin.





“Drita” në Iluminizëm është drita e arsyes – një jehonë e largët nga Alegoria e Shpellës së Platonit, ku e vërteta, aq e ndritshme sa mund të të verbonte, mund të arrihet vetëm përmes ushtrimit të zellshëm të arsyes.  

Filozofët dhe shkencëtarët e natyrës, artistët dhe shkencëtarët politikë, të gjithë mbronin fort lirinë e një individi për të arsyetuar – pa ndikimin e politikës dhe fesë – dhe për ta përdorur atë arsye në ndjekjen e një shoqërie të bazuar tek të drejtat e barabarta për të gjithë njerëzit. Mendimi ishte bileta e një personi drejt lirisë intelektuale dhe politike.

Sigurisht, shumë nga filozofët iluministë sot do të konsideroheshin racistë, që e vendosën njeriun e bardhë të “civilizuar” evropian në kulmin e shoqërisë. Por mesazhi thelbësor i Projektit të Iluminizmit ishte nevoja për të krijuar një qytetërim global me vlera morale, të përbashkëta dhe universale, që mbizotëronin mbi fuqitë monarkike dhe kishtare. Iluminizmi i shpalli luftë teprimeve të fesë dhe nacionalizmit të verbër. Këtë, ne mund ta përdorim.

Adam Smith, për shembull, mbrojti patriotizmin jo vetëm si vend i lindjes, por si pjesë e shoqërisë së madhe të njerëzimit. Immanuel Kant e quajti këtë “patriotizëm global”. Ne mund të identifikojmë ndikimin e këtyre ideve mbi një mendimtar të shekullit të 20-të si Albert Ajnshtajni, i cili shpesh mbronte nevojën për të hequr kufijtë ndërkombëtarë. “Nuk ka shpëtim tjetër për qytetërimin dhe madje edhe për racën njerëzore, përveç krijimit të një qeverie ndërkombëtare me sigurinë e bazuar në ligjin”, thoshte Ajnshtajni në një intervistë me New York Times në shtator 1945, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Konturet e një Iluminizmi të ri

Duke ecur përpara në shekullin e 21-të, ne mund t’i rishikojmë këto ide brenda realitetit tonë. Ky është një realitet ku globalizimi nuk nxitet nga heqja e kufijve politikë, por nga qasja e kollajtë në informacion dhe nga zbulimet e reja shkencore për planetin tonë dhe vendin tonë në Univers. Duke pasur parasysh se Kombet e Bashkuara vetëm nuk mund të ruajnë rendin në një botë shumë të përçarë, të nxitur nga lakmia dhe mungesa e burimeve, ndoshta është koha për të rimenduar idealet e Iluminizmit dhe për të propozuar një drejtim të ri për njerëzimin.

Po cili drejtim është ky? Hapi i parë është sigurisht të kalojmë përtej nocionit fisnor të kufijve. Në frymën e Iluminizmit origjinal, i cili vendosi arsyen në qendër të tij, një vizion i ri për të ardhmen tonë duhet të ankorohet në shkencën e kohës sonë, edhe nëse ai është i ndryshëm nga mënyrat tradicionale mekanike të të menduarit, që nxitën Iluminizmin fillestar.

Unë kam sugjeruar se astronomia moderne ofron një vizion të ri për njerëzimin, të cilin e quajta Humancentrizëm. Kjo formë e të menduarit me në qendër njeriun nuk ka as lidhjen më të vogël me ndonjë epërsi të supozuar të species njerëzore, as nuk supozon se ne jemi në ndonjë mënyrë qendrorë në Univers.  (Për shembull, fansat e Star Wars kritikojnë Humanocentrizmin si besimin se njerëzit janë kulmi i ndjenjës galaktike.)

Me pak fjalë, Humancentrizmi është një përmbysje e Kopernikanizmit, i cili thotë se sa më shumë të mësojmë për Kozmosin, aq më pak të rëndësishëm bëhemi. Kopernikanizmi është një doktrinë e parëndësisë njerëzore në skemën e madhe të gjërave. Humancentrizmi pohon të kundërtën. Qëllimi i tij qendror është të shtyjë njerëzimin të gjejë dhe të përqafojë një imperativ të ri moral. Ndërsa skanojmë qiejt në kërkim të planetëve të tjerë të ngjashëm me Tokën – duke përdorur mjete të tilla si sateliti i bujshëm Kepler që ka gjetur mijëra ekzoplanete – dhe ndërsa kuptojmë më mirë historinë e jetës në Tokë, mësojmë diçka të re dhe thelbësore për planetin tonë, natyrën e jetës dhe kush jemi ne.

Në të vërtetë, Humancentrizmi është thellësisht i lidhur me Biocentrizmin, i cili mbron rëndësinë qendrore të jetës në Univers, dhe më konkretisht, në këtë planet. Lidhja është e pashmangshme, duke pasur parasysh se ne jemi thellësisht të lidhur me të gjitha format e tjera të jetës në planet, dhe të gjitha format e jetës janë thellësisht të ndërvarura me planetin në tërësi. Ekziston një ekuilibër delikat sistemik i bazuar në rrathët e reagimit, që rregullojnë dinamikën midis planetit dhe jetës, dhe ne e sulmojmë atë pa pushim. Derisa të përqafojmë një perspektivë të re të përqendruar te jeta, projekti ynë i qytetërimit nuk do të jetë i qëndrueshëm. Pra, Humancentrizmi është një degë e Biocentrizmit e përqendruar në atë që ne mund të bëjmë si specie, për të garantuar të ardhmen tonë kolektive.

Nuk ka vend si shtëpia

Edhe nëse ka planetë ose hëna të tjera me veti si Toka – që ndajnë një masë të ngjashme, ujë të lëngshëm dhe një atmosferë të pasur me oksigjen – planeti ynë dhe vetitë e tij gjeofizike janë unike, me hënën e tij të madhe, pllakat tektonike, atmosferën e tij të trashë, dhe polet magnetike. Këto veti janë përbërësit kryesorë të suksesit që ka pasur jeta këtu. Ata kanë siguruar një klimë që mbetet e qëndrueshme përgjatë epokave dhe ofron mbrojtje nga rrezatimi i dëmshëm kozmik. Duke lulëzuar në këtë sfond të përshtatshëm, bakteret njëqelizore evoluan në organizma shumëqelizorë, forma komplekse shumëqelizore të jetës dhe së fundi, në qenie inteligjente.

Secili prej këtyre hapave kalimtare ishte delikat dhe i pamundur, dhe procesi është i lidhur me planetin. Disa hapa transformuan vetë Tokën, si oksigjenimi i atmosferës së hershme të Tokës nga bakteret fotosintetike. Ne kemi mësuar se nëse ka jetë komplekse diku tjetër, ajo do të jetë e rrallë – dhe shumë e largët nga ne. Për të gjitha qëllimet praktike, ne jemi vetëm. Dhe ne si specie kemi rëndësi, sepse jemi kaq të rrallë.

Filozofët e Iluminizmit e shihnin jetën inteligjente, komplekse në botët e tjera si diçka e mirëqenë. Micromegas i Volterit është një shembull i mrekullueshëm dhe argëtues i këtij supozimi, duke eksploruar mendjemadhësinë njerëzore nga këndvështrimi i alienëve jashtëzakonisht superiorë. Por perspektiva jonë aktuale për jetën duhet të jetë e ndryshme.  

Një krijesë e gjallë komplekse, e aftë për të pyetur veten mbi ekzistencën e saj duhet gjithashtu të festojë dhe respektojë ekzistencën e saj. Dhe duke qenë se ne jemi këtu vetëm sepse Toka na lejon të jemi – asnjë teleologji nuk nënkuptohet këtu, vetëm një referencë ndaj kushteve dinamike gjeofizike – ne gjithashtu duhet ta lartësojmë planetin tonë si unik. Arsyeja dhe kurioziteti njerëzor, të cilat na lejojnë të kuptojmë vendin tonë në Univers, duhet të na çojnë drejt një imperativi të ri moral, universal në vlerat e tij: barazia e të gjitha krijesave dhe ruajtja e jetës dhe e këtij planeti. / Big Think – Bota.al

Pas

“Jetonte në lindje të Londrës” Ngjarja në Himarë bën jehonë në mediat britanike, ja çfarë shkruajnë për 7-vjeçaren

Para

A duhet ta dërgojmë fëmijën në çerdhe apo ta lemë me gjyshërit? Ja cila do të ishte zgjidhja më e mirë për të

Para
A duhet ta dërgojmë fëmijën në çerdhe apo ta lemë me gjyshërit? Ja cila do të ishte zgjidhja më e mirë për të

A duhet ta dërgojmë fëmijën në çerdhe apo ta lemë me gjyshërit? Ja cila do të ishte zgjidhja më e mirë për të

Të Gjitha

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

nga Fast News
09:00 | 30/07/2025
0

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

nga Fast News
08:30 | 30/07/2025
0

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

Këto gjëra jua shterojnë energjinë sipas psikologëve

nga Fast News
08:00 | 30/07/2025
0

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

Zbulimi i mrekullive të detit, ja 5 destinacione për zhytje në Evropë

nga Fast News
10:30 | 29/07/2025
0

Recent News

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

Lajm i mirë! Më pak aksidente rrugore në vend

09:00 | 30/07/2025
Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

Mbi 26 mijë ha të djegura, dëmi nga zjarret deri më tani, mbi 161 milionë euro

08:30 | 30/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar