• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Ndëshkohen shoferët në Sarandë e Vlorë, pezullohen 18 patenta. Mbi 1300 gjoba të vendosura

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Ndëshkohen shoferët në Sarandë e Vlorë, pezullohen 18 patenta. Mbi 1300 gjoba të vendosura
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Vlorë dhe në Sarandë, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Duke marrë parasysh fluksin e lartë të pushuesve që përshkojnë këto akse me automjetet e tyre, kontrollet kanë qenë të shtuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit sa më normal.





Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për sezonin turistik, duke përdorur radarë, dronë, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 4 tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Janë pezulluar 18 leje drejtimi, nga të cilat 10 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 4 për drejtimin mjeti, nën ndikimin e alkoolit, dhe 4 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Janë vendosur gjithsej 1339 masa administrative, nga të cilat:

– 193 masa për tejkalim shpejtësie;

– 46 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;

– 52 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;

– 14 masa për përdorimin e aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

– 138 masa për parakalime të gabuara;

– 594 masa për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore dhe rregullat e qarkullimit;

– 302 masa për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e alkoolit dhe celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

Pas

Çfarë ndodhi? Aksion për të sekuestruar motorët e ujit, polici bie në det (VIDEO)

Para

“Mos e ktheni mortin e një engjëlli në Referendum” Kreshnik Spahiu u bën thirrje politikanëve

Para
“Mos e ktheni mortin e një engjëlli në Referendum” Kreshnik Spahiu u bën thirrje politikanëve

“Mos e ktheni mortin e një engjëlli në Referendum” Kreshnik Spahiu u bën thirrje politikanëve

Të Gjitha

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

nga Fast News
11:00 | 17/07/2025
0

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

nga Fast News
10:00 | 17/07/2025
0

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

Aeroporti i Vlorës drejt operimit të plotë, qeveria miraton hapjen e pikës së kalimit kufitar

nga Fast News
09:30 | 17/07/2025
0

Nga eksperienca tek vizioni: Reflektime nga një dialog mes Olga Loskutova dhe Albana Vrioni

Nga eksperienca tek vizioni: Reflektime nga një dialog mes Olga Loskutova dhe Albana Vrioni

nga Fast News
09:00 | 17/07/2025
0

Recent News

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

Administrata e bashkive i rikthehet “shkollës”, qeveria krijon Akademinë e Pushtetit Vendor

11:00 | 17/07/2025
Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

Kriza për punëtorë, mbi 86 mijë aplikime nga të huajt në e-Albania

10:00 | 17/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar