• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Taylor dhe Burton/ Një histori dashurie që nuk pati fund të lumtur, por që çdokush e ëndërron

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Taylor dhe Burton/ Një histori dashurie që nuk pati fund të lumtur, por që çdokush e ëndërron
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një pasion i furishëm dhe i fortë, një dashuri e madhe – nuk ka asnjë mënyrë tjetër, për të përshkruar emocionin dhe dinamikën e lidhjes mes Elizabeth Taylor dhe Richard Burton.

Elizabeth Taylor (Liz Tejlor) lindi në Angli, më 27 shkurt 1932. Suksesin e parë e shënoi në moshën 11-vjeçare, me filmin “Lesi”, por në kinema kishte debutuar një vit më parë.





Më pas, kaloi nga një sukses në tjetër me interpretime të paharrueshme, si në “Gra të vogla”, “Babai i nuses”. Dhe “Babai bëhet gjysh“ (1950 e 1951), “Një vend në diell” (1951).

Periudha e saj e artë është në vitet ’50-të dhe fillimi i viteve ‘60-të, me filma që kanë bërë histori në kinema “Gjiganti” (1955). “Pema e jetës” (1957), “Macja në çatinë që lëviz” (1958), “Kleopatra (1963) etj. Në këtë film nisi dhe historinë e dashurisë me Richard Burton, me të cilin u martua dy here: në vitin 1964 dhe u divorcua në 1974. Gati një vit më vonë, u martuan sërish, për t’u ndarë më vonë, në vitin 1976.

Bukuria e Liz Taylor, do të ishte e pakohë dhe gjithmonë do të arrinte të tërhiqte vëmendjen e njerëzve. Përfshirë këtu dhe vëmendjen e aktorit tërheqës të Uellsit, i pashkolluar.

Por padyshim, një nga aktorët më të mëdhenj të shekullit të XX. Pavarësisht se do t’ju kujtojmë një histori dashurie që nuk pati fund të lumtur. Kjo romancë mbetet ajo që ndoshta do ta ëndërronte çdokush… tronditëse dhe joshëse.

Takimi i parë

Takimi i tyre i parë, do të ishte në setin e filmit “Kleopatra”, viti 1961. Fillimisht marrëdhënia e tyre ishte e fshehtë, pasi të dy ishin të martuar. Burton krejtësisht i marrosur pas aktores magjepsëse.

Puthja e tyre e parë ndodhi teksa po realizohej një skenë për filmin dhe sipas atyre që thuhen. Kjo puthje ka zgjatur aq shumë, sa regjisori ka qenë i detyruar të bërtiste disa herë në mënyrë që të ndërpritej.
Ishte një romancë që nuk mund të shmangej, pavarësisht nga lajmërimet e miqve dhe reagimet e medieve.

“E dija se çfarë po bëja, duke dashur Richardin po gaboja, por nuk mund të bëja asgjë. Ishte një fakt që nuk mund ta shmangia dot.”- Elizabeth Taylor.

Çifti u martua në mars të vitit 1964, në hotelin “Ritz Carlton”, Montreal. Ceremonia ishte diçka tepër e thjeshtë, krahasuar me paraqitjen e këtij çifti hollivudian.

Romancë e stuhishme që vazhdoi për dhjetë vjet

Kjo romancë e stuhishme vazhdoi për dhjetë vjet, me shumë zënka të mëdha publike, por edhe me pajtimet që i pasonin. I apasionuari Richard, shpesh herë, e përkedhelte bashkëshorten e tij të bukur, me stoli tepër ekstravagante, shumica edhe të famshme në llojin e tyre, si për shembull: një unazë diamanti, 70 karatëshë, me formën e përkryer të dardhës. Më pas, kjo unazë mori emrin “Diamanti Taylor-Burton”.
Gjatë viteve të martesës, Richard shkroi 40 letra dashurie për Elizabeth. Madje thuhet se letrat, zakonisht i shkruantë teksa ajo flinte.

Adhurimi i tij dhe gjuha poetike, janë mëse të qarta në letrat e shkruara:

“Sytë e mi të verbër, presin dëshpërimisht të tutë. Ju nuk e kuptoni, sigurisht, sa përsosmërisht e bukur keni qenë gjithnjë dhe sa çuditshëm keni fituar një dashuri të madhe, të veçantë dhe njëkohësisht të rrezikshme.”

Por, pavarësisht sesa romantikë qenë ata të dy karshi njëri-tjetrit, argumentet e vazhdueshme dhe temperamentet shpërthyese bënë që në korrik të 1973 të njoftonin vendimin e tyre të përbashkët për t’u ndarë.

Elizabeth u citua të thoshte: “Ndoshta e dashuronim shumë njëri-tjetrin. Nuk e besoja kurrë që diçka e tillë do ndodhte, lutuni për ne!”
Shkurorëzimi i tyre u finalizua në tetor të vitit 1974, por pavarësisht kësaj, zjarri i të së kaluarës nuk ishte shuar. Ato patën një ribashkim gjatë një darke në Zvicër. Nga ku më pas dhe u rimartuan në tetor të 1975, në Botsvana. Kjo martesë e dytë do të zgjaste vetëm 10 muaj.
“E dua Richardin, me çdo qelizë të shpirtit tim, por nuk mund të jemi bashkë. Ne jemi shumë posesivë ndaj njëri-tjetrit.” 

Nuk u rimartuan më, por e ruajtën dashurinë

Elizabeta dhe Richard, nuk u rimartuan më, por e ruajtën dashurinë. Gjë që ishte mëse e dukshme sa herë që përmendnin emrin e njëri-tjetrit.
Richard vdiq tragjikisht në vitin 1984, transmeton ‘konica.al’.

“I vëmendshëm, i dashur – ky ishte Richard. Lidhja me të, vazhdoi derisa ai dha frymën e fundit. Në zemrën time, gjithmonë do të besoj se do të ishim martuar për herë të tretë dhe se kjo, do të ishte e fundit. Nga moment e para në Romë, ne do të ishim gjithmonë, çmendurisht të dashuruar.” – Elizabeth Taylor

“Unë u dashurova me të, menjëherë. Ajo ishte si një mirazh i bukurisë së të gjitha kohrave, e papërmbajtshme, si tërheqja gravitacionale. Ajo ka gjithçka që unë dua tek një grua.” – ka thënë Richard Burton

Pasioni i dukshëm i këtij çifti emocional ende ngjall habinë e kureshtjen e atyrë që e lexojnë historinë e tyre pas 30 vitesh. Për ironi, ishte pikërisht pasioni dhe nevoja e tmerrshme që kishin për njëri-tjetrin, që nuk do t’i lejonte të qëndronin së bashku…

Në fund të fundit, e tyrja ishte thjesht, një dashuri shumë e fortë. Por, pavarësisht se nuk mbaron me “jetuan të lumtur përgjithmonë”, mbetet ndër romancat më të zjarrta dhe historitë më të bukura të dashurisë, në Hollivud.

ObserverKult

Pas

Lot dhe dhimbje/ Përcillet për në banesën e fundit vogëlushja që humbi jetën nga përplasja me skafin

Para

Çfarë ndodhi? Aksion për të sekuestruar motorët e ujit, polici bie në det (VIDEO)

Para
Çfarë ndodhi? Aksion për të sekuestruar motorët e ujit, polici bie në det (VIDEO)

Çfarë ndodhi? Aksion për të sekuestruar motorët e ujit, polici bie në det (VIDEO)

Të Gjitha

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

nga Fast News
12:10 | 16/07/2025
0

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

nga Fast News
12:04 | 16/07/2025
0

Lufta tregtare në prag, cfarë do të ndodhë me ekonominë e botës? Po me Shqipërinë?

Lufta tregtare në prag, cfarë do të ndodhë me ekonominë e botës? Po me Shqipërinë?

nga Fast News
16:34 | 15/07/2025
0

Tatimet shpjegojnë mënyrën e lëshimit të faturave për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

Tatimet shpjegojnë mënyrën e lëshimit të faturave për blerjet nga prodhuesit bujqësorë dhe blegtoralë

nga Fast News
16:25 | 15/07/2025
0

Recent News

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

Bill Gates nuk do t’ja lërë pasurinë, vajza e tij nis punën

12:10 | 16/07/2025
Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

Legjenda Michael Jordan lë bakshish shumën e çmendur në restorantin grek

12:04 | 16/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar