Një zjarr i cili ende nuk dihet saktësisht se çfarë përmasash ka marrë, por që i është i dukshëm nga kryeqyteti ka përfshirë një pjesë të malit të Krujës, siç shihet në videon më poshtë të mbërritur në redaksinë e Fast News.
Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërkohë që as autoritet nuk kanë dalë me një njoftim për ngjarjen.
Gjatë ditëve të fundit, të ndihmuara edhe nga temperaturat e larta, disa vatra zjarri kanë rrezikuar jo pak zona në vend.