Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë sot një takim me qytetarët në Mirditë.
Ai foli për rëndësinë e votës së lirë dhe sistemin e krijuar nga socialistët me patronazhistët.
Berisha u shpreh se të rinjtë nuk e pranojnë dot realitetin dhe vendosin të largohen duke theksuar se sot Shqipëria është në rrezik të madh.
“Ky njeri tani thotë këta nuk do votojnë. Një kryeministër që vendos që qytetarët të votojnë formalisht nuk ka vështirësi që ta bëjë këtë gjë. Ai ngriti sistemin e patronazhistëve, sistemin e bandave, sistemin e blerjes së votës. Të gjitha këto vrasin shpresën.
Nëse deri më sot kanë ikur mbi 744 mijë qytetarë, faktor më themelor është mungesa e shpresës se mund të ndryshohej pushteti, se Shqipëria mund të bëhet. Njerëzit që nuk e konsiderojnë të shenjtë votën e lirë. Nuk respektojnë lirinë e tjetrit. Ata bëhen ndër më të rrezikshmit.
Ata bëhen terroristë. Ata bëhen çdo gjë. Ai është një kontigjent që vepron si kope. Ne e dimë shumë mirë se çfarë do të thotë t’i delegosh ndërgjegjen tjetrit. Ajo është katastrofa më e madhe njerëzore. Të rinjtë këtë nuk e pranojnë.
Të rinjtë kjo i dëshpëron. 80% e atyre që janë larguar janë nën moshën 35-vjeç. Ne rrisim fëmijë për emigracion. Shqipëria është në një rrezik të madh, real. Këtu jemi në një kompleks. Kjo është njëra anë, shkatërrimi. Investimi. Unë nuk di sa janë bërë në Mirditë”, tha Berisha.