Ditën e sotme teksa në Shqipëri ka nisur procesi i zgjedhjeve vendore që në orën 07:00 të mëngjesit, është raportuar një situatë e pazakontë në qendrën e votimit në Rusan të Delvinës.
Në foto shihet sesi komisionieri i Partisë Socialiste Rushit Huda i qendrës së votimit nr. 4625 në Rusan shihet duke pirë birrë në ambientet e qendrës e më pas shihet i përgjumur në tavolinë.
Nderkohe Landi Shkrepa, kryetar i PS Rusan, njëherësh edhe komisioner është larguar nga qendra e votimit dhe ka shkuar tek KZAZ në Delvinë, duke lënë kështu komisionin me tre anëtarë.






