Teksa jemi në pikun e sezonit turistik, gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka ngritur një shqetësim.
Ajo rrëfen eksperiencën e saj në Qeparo, vend i cili është boshatisur.
Ndonëse gjithçka është gati, Xhunga shprehet se turistët mungojnë duke sjellë në kujtesë vitet e kaluara ku përveç muzikës Qeparoi kishte dhe njerëz
E teksa ishte duke ecur në pedonalen e këtij vendi turistik, gazetarja shprehet se që prej momentit që u ndërtua nuk është vënë më dorë dhe sipas saj kjo gjë nuk është normale.
“Në një ditë korriku si kjo, Qeparoi duhet të ishte plot, por nuk ka njerëz. Nuk mungon asgjë, është gati, por nuk është e qartë se pse është bosh. Në një kohë të ngjashme, përpara pandemisë, nuk kishte vetëm muzikë por kishte dhe njerëz. Një prej gjerave, që të ngacmon është fakti se, që prej momentit që u bë kjo pedonale, nuk është vënë dorë. Nuk u shtuan lokalet, janë po të njëjtat që ishin para pandemisë. Një gjë e mirë është që lulet janë shtuar, dhe u shtofshin, por sërish ka goxha punë për të bërë.
Është e pabesueshme, që në pedonalen e Qeparoit, ka godina të papërfunduara, të lëna përgjysmë dhe bosh. Kjo është e papranueshme, sepse pedonalja e cila duhej ta kthente këtë qytezë në mrekulli, sërish nuk ka bërë që njerëzit të ndërtojnë dhe ta ndryshojnë. Janë të njëjtat pamja që para 2019-ës por tani duhet të kishte ndryshuar diçka, nuk është normale që vazhdon e njëjta gjë”, shkruan Xhunga.