Kjo e hënë ka nisur me strukturim të kabinetit qeveritar, ku kryeministri Edi Rama ka njoftuar ndryshime në qeveri.
Me anë të një postimi në twitter, Rama bën me dije se zv. Kryeministre do të jetë Belinda Balluku, teksa falenderon Arben Ahmetajn për punën e bërë.
“Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin.
Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre” shkruan Rama.