Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka marrë pjesë ditën e sotme në ceremoninë e betimit të Presidentit të ri të vendit, Bajram Begaj.
Zhupa foli edhe për mediat pas ceremonisë në Kuvend duke lënë të kuptohet se e ka informuar kreun e selisë blu për vendimin e saj që të ishte pjesë e seancës së betimit.
“Presidenti foli si garant që do të qëndrojë mbi palët politike dhe do të jetë aty për të respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Shqipërisë. Nga puna si deputete e kisha detyrë institucionale që të respektoja Kushtetutën dhe institucionet e vendit. Shpresoj dhe jam e bindur që Bajram Begaj do të dekretoj qeverinë e Partisë Demokratike qoftë me zgjedhje
Ç’është e drejta ju e keni parë deklaratën e Partisë Demorkatike. Ajo që ka ndodhur është se PD me të drejtë e ka cilësuar ditën e sotme si ditën e vendosjes së monizmit, sepse siç e thashë edhe unë edhe Presidenti u vendos nga Edi Rama dhe ky është fakt. Prezenca ime këtu, nuk është se kemi pasur një qëndrim apo mbledhje grupi, por një qëndrim zyrtar të PD. Dhe gjithsecili nga deputetët, anëtar të këtij grupi merr një vendim personal nisur edhe nga deklarata. Patjetër që zoti Berisha është në dijeni të prezencës sime sot këtu”, tha Zhupa.