Sali Berisha ka deklaruar nga Durrësi se opozita nuk do t’i ndahet kryeministrit Edi Rama derisa ai të largohet nga pushteti.
Berisha: Shumë njerëz më thonë, lëri etërit e bijtë, por unë kam njohur etërit. Unë i kam njohur. Ata kishin përçmim, të madh për njerëzit e thjeshtë dhe kishin frikë prej tyre. Kishin frikë se i kishin futur burgjeve dhe përçmim se jetonin ndryshe nga sa jetonin njerëzit e thjeshtë.
Bordet komuniste janë të mira, si ore qenkan të mira, pse janë të mira, se vjedh bashkë me to. Këto 340 mln euro që u fituan nga kjo TVSH ti ua kthen qytetarëve, por ia kthen të gjitha klientelës në Parlament. Shumica e punimeve ishin kryer me çmimet e dy viteve më parë sepse nuk ka asnjë interes dhe e shumëzon me zero qytetarin. Këta vetëm vjedhin, nuk kanë bërë as pushtuesit. Unë jam marrë me portin e Durrësit që do thelloj porti dhe do vinin 40 mijë tonëshet, po si mund t’i lejosh vetes ti një simbol dhe artere e ekzistencës e qytetit. Kërkon të përvetësoje 1 milion metër katror. Tmerron dhe hedh gaz mbi fëmijë se do të ndërtojë kulla duke devijuar projektin. Po të shkoni në Peshkopi, dhe të vizitoni luginën e Drinit e cila është mjaft pjellore. Tani do ta përmbysë. Enver Hoxha e kishte bërë Skavicën, do merrte dibranët dhe do t’i sillte në hoxharë, por kur nuk i eci me dibranët e shtyu. Po si mund ta shkatërrosh totalisht Peshkopinë. Ti shumëzosh me zero dibranët dhe shqiptarët, të gjitha këto burojnë nga ajo psikologji e përçmimit. E patë sot me çfarë përçmimi fliste për opozite.
Opozita nuk do të ndahet; boll vodhe dhe në burg do të shkojë, t’ia themi haptas. Me këto që ka bërë ky nuk ka kryeministër që t’i ketë bërë në ndonjë vend. Nga do të fillojmë ne, do të fillojmë në radhë të parë nga qytetari.