Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho ka zbulaur sot se cilat janë planet e Ilir Metës pas 24 korrikut, kur të dorëzojë postin e Presidentit.
Ajo tha se rikthimi i Kreut aktual të Shtetit në krye të LSI do ta bëjë opozitën më të fortë.
Duke folur për Konventën Kombëtare që do të mbahet më 25 korrik, Xhixho tha se Meta do të jetë një vlerë e shtuar dhe se LSI e pret me entuziazëm.
“Rikthimi i zotit Meta në politikën shqiptare do ta bëjë opozitën më të fortë. Shumë më të mirë organizuar. Eksperienca që ai ka edhe si president ku ka performuar, betejat që ka fituar me komisionin e Venecias do të jenë një vlerë e shtuar. LSI e pret me entuziazëm dhe kënaqësi sepse është lideri që e themeloi”, tha ajo.
Deputetja deklaroi se LSI do të vazhdojë me të tjera denoncime për aferën e inceneratorëve. Ajo sqaroi gjithashtu se ta nuk kanë dashur të jenë pjesë e komisionit hetimor që u drejtua nga Jorida Tabaku.
“Afera e inceneratorëve që është denoncuar para një viti nga zonja Kryemadhi, para zgjedhjeve të 25 prillit , jo pa shkak se ne e dinim që ato para do të përdoreshin për zgjedhje. Dhe do të vijojmë më fort.
Për herë të parë një forcë politike denoncon me fakte dhe prova. Cka ndodhur në denoncimet e fundit ju i keni pasqyruar. 24 kompani fiktive. Këto kompani janë përdorur edhe për punë të tjera publike.
Nuk ka qenë qasja jonë, për çështje madhore të vendit, ne nuk kemi pasur qasje përjashtuese, nga pala tjetër ka pasur. Ne nuk kemi dashur të bëhemi pjesë e atij komisioni. Ne do të bëjmë denoncime të tjera që komisioni hetimor nuk i ka cekur”, deklaroi Xhixho.