• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kush i tradhëtoi të rinjtë? Nga dreka te servisi, ja itinerari i Brilant Martinajt dhe miqve para ngjarjes në Fushë- Krujë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
Kush i tradhëtoi të rinjtë? Nga dreka te servisi, ja itinerari i Brilant Martinajt dhe miqve para ngjarjes në Fushë- Krujë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dalin detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Fushë-Krujë, ku u vranë me breshëri plumbash tre të rinjtë, Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha dhe më pas u dogjën brenda makinës.

Sipas informacioneve, ndërkohë është zbardhur itinerari i lëvizjes së viktimave, para ekzekutimit mafioz me mbi 90 plumba te mbikalimi i Fushë-Krujës.



Mësohet se ata  kanë drekuar së bashku, para se të shkonin te një servis në zonën e Tapizës, ku kishin çuar makinën për ta rregulluar. Pas drekës, ata kanë lënë makinën e tyre aty dhe kanë shkuar te servisi me një makinë tjetër, shoqëruar nga një mik i tyre, ku kanë qëndruar rreth 30 minuta.

Punonjësi i servisit iu ka thënë viktimave se nuk kishte mbaruar punën me makinën dhe se i duhej edhe ca kohë për ta riparuar. Në dëshminë e dhënë para hetuesve, punonjësi i servisit është shprehur se “Kanë ardhur dhe janë interesuar për makinën. Unë ju kërkova më shumë kohë dhe ata u larguan”.

Kështu, që të tre janë rikthyer sërish në Fushë Krujë, te vendi ku kanë drekuar, kanë marrë makinën e tyre tip “Passat” dhe janë larguar, drejt mbikalimit, aty ku janë gjendur përballë breshërisë së plumbave. Qëndrimi i viktimave te servisi në zonën e Tapizës është edhe momenti i fundit ku ata shfaqen në kamerat e sigurisë.Lidhur me këtë, prokuroria ka dyshime të forta që Brilant Martinaj të jetë tradhtuar nga ndonjë person, ndaj dhe po heton jo vetëm punonjësin e servisit, por edhe një person tjetër, i njohur nga organi i Akuzës, që mund të ketë pasur dijeni për ngjarjen.

Gjithashtu, një tjetër provë, që mund të ndihmojë grupin hetimor në zbardhjen e masakrës, është edhe njëra nga armët e gjetura në vendngjarje, e cila rezulton të jetë e modifikuar, ndaj dhe ekspertët po hetojnë të gjejnë se ku mund të jetë modifikuar arma, gjë që mund të çojë në gjurmët e autorëve. Ekzistojnë dyshimet e forta që personi që i ka shoqëruar me makinë drejt servisit mund të ketë dhënë informacion, pasi në vendngjarje viktimat nuk kanë bërë asnjë manovër, as shpejtësi, as shenja frenimi, as përplasje, thjesht janë gjendur përpara breshërisë së plumba.

Ndërkohë, nga kontrollet e kryera në Nikël, menjëherë pas masakrës së trefishtë, RENEA ka verifikuar se pjesa më e madhe të personave të shoqëruar, të cilët janë me rekorde kriminale, rezultojnë të jenë jashtë vendit, sipas të dhënave të sistemit TIMS.

Pas

“Sot fillon një fazë e re” Varhelyi del me mesazhin e fortë për të gjithë shqiptarët

Para

“Alo mami, po na ndjekin” Si e parandjeu Dikler Vata atentatin, zbardhet telefonata me të ëmën

Para
“Alo mami, po na ndjekin” Si e parandjeu Dikler Vata atentatin, zbardhet telefonata me të ëmën

“Alo mami, po na ndjekin” Si e parandjeu Dikler Vata atentatin, zbardhet telefonata me të ëmën

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar