Ndonjëherë qëndrojmë në një marrëdhënie sepse na është bërë pjesë e jetës. Nëse marrëdhënia vjen në këtë pikë sa gjërat e listuara më poshtë bëhen të përhershme, ta mendoni mirë a doni të qëndroni apo jo.
1. Preferoni ta kaloni kohën me të tjerë
Nëse nuk prisni me padurim të takoheni me të, do të thotë se diçka mungon në marrëdhënien tuaj. Natyrisht që të kaloni kohë edhe me të tjerë pa u bërë të varur nga njëri-tjetri është shumë e shëndetshme për një marrëdhënie, por nëse keni më shumë dëshirë të rrini me miqtë sesa me njëri-tjetrin, është një shenjë shumë e keqe.
2. Ndjeni një lloj entuziazmi kur imagjinoni jetën single
Nëse ideja e të qenit single duke gjuajtur ju vjen shpesh në mendje, do të thotë se po kërkoni të shkëputeni. Ju kujtohen ish-ët? Po ju intereson dikush i ri? Sikur marrëdhënia mes jush të shkonte mirë, nuk do t’ju binte ndërmend për askënd tjetër.
3. Të përpiqeni për këtë marrëdhënie ju duket e lodhshme
Nuk është asnjëherë e drejtë kur njëri prej partnerëve vendos të ndalojë së dhëni. Sepse më vonë, do të heqë dorë edhe tjetri, dhe kjo herët apo vonë do t’ju çojë në ndarje.
4. Dëshira për seks është më e ulët se kurrë
Po kaloni më shumë kohë se zakonisht pa kryer marrëdhënie? Keni raporte të shkurtra seksuale, pas të cilave ndiheni bosh dhe të pakënaqur? Dhe mbi të gjitha, nuk gjeni motivimin për ta kthyer pasionin? Do të thotë se thjesht jeni lodhur dhe nuk dëshironi të jeni më bashkë.
5. Nuk ju intereson mendimi i partnerit pas një sherri
Në fillimet, grindjet përpiqeni t’i çoni në rrugën e duhur, për të kuptuar më shumë nga njëri-tjetri dhe pa e lënduar. Nëse ajo çfarë nxirrni pas grindjes thjesht nuk ju intereson më, është e kotë. Madje, mund edhe të mos e merrni fare mundimin të ziheni sepse, “kush ka nerva”.anabel