• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“Pranoni propozimin francez” Kryeministri i Bullgarisë i bën thirrje Maqedonisë së Veriut

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Pranoni propozimin francez” Kryeministri i Bullgarisë i bën thirrje Maqedonisë së Veriut
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pritet që nesër të diskutojë në lidhje me propozimin francez, për heqjen e vetos së Bullgarisë dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Europian.

Ndërkohë kryeministri në largim i Bullgarisë Kirill Petkov, i ka rekomanduar Shkupit që të marrë vendim për të ecur para në rrugën e integrimit drejt BE, duke pranuar propozimin francez.

Në një intervistë për mediat bullgare BTV, Petkov shtoi se ndarja e Shkupit dhe Tiranës do të ishte e tmerrshme.

‘Propozimi francez është i mirë, pa precedent dhe mundësoi që pozita e Bullgarisë të bëhet edhe pozitë evropiane. Ajo që ndodh për momentin në Maqedoninë e Veriut është se e kanë shumë të vështirë ta pranojnë atë pozitë në këtë moment, por ajo që duhet ta dinë është se Maqedonia, nëse dëshiron të zhvillohet, rruga evropiane është rruga e vetme për atë shtet. Do të ishte e tmerrshme që Shqipëria të vazhdojë rrugën e Bashkimit Evropian dhe Maqedonia të ngecë’, deklaroi Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë në dorëheqje.

Presidenti Stevo Pendarovski përsërit qëndrimin e tij, se propozimi francez është kompromis i përparuar, me një pengesë të mundshme gjatë rrugës.

“Ne pas 17 vjetësh në pritje më në fund do të fillonim negociatat e anëtarësimit dhe ky është përfitimi më i madh prej tij. Gjithsesi pas procesit ekziston një parakusht për vazhdimin e negociatave dhe ky është amendamenti me të cilin duhet të futen bullgarët në kushtetutën maqedonase. Duke e pasur parasysh ndarjen aktuale politike, janë shumë të ulëta shanset që cilado parti do të mund të sigurojë shumicë prej 2/3 në parlament e cila do ta mbështeste atë ndryshim kushtetues”, është shprehur Stevo Pendarovski, President, shkruan Alsat.

Pendarovski për gazetën greke “Etnos” thotë se për momentin vendi përballet me fushatë serioze dezinformatash të prodhuara nga Rusia, njëjtë si në periudhën e Marrëveshjes së Prespës.

Propozimi francez që përmban propozim kornizën negociuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në, në formën e informacionit, është ende në procedurë parlamentare. Të hënën grupet parlamentare do të vendosin se kur do ta shqyrtojnë atë në seancë plenare.

Pas

Ndodh te “Shihemi në Gjyq”/ Burri i dha borxh shokëve 20 milionë lekë, gruaja humb ndjenjat (VIDEO)

Para

Test psikologjik: Zgjidhni një nga katër vizatimet dhe mësoni se çfarë u fshehni më së shumti të tjerëve

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

nga Fast News
14:03 | 11/12/2025
0

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

nga Fast News
13:57 | 11/12/2025
0

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

Të pushohesh nga puna më e dhimbshme sesa ndarja nga partneri

nga Fast News
08:00 | 11/12/2025
0

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

Të huajt shpenzuan 4.4 miliardë euro në Shqipëri, shqiptarët jashtë 2.1 miliardë euro

nga Fast News
07:30 | 11/12/2025
0

Recent News

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

Paqja fiskale e Ramës, BE kundër: Ja çfarë është shqetësim

14:03 | 11/12/2025
“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

“Do ia kalojmë inteligjencës artificiale”, Rama: Të parët në rajon për prokurimet publike, po luftojmë korrupsionin

13:57 | 11/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar