• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Vendimi i bujshëm për abortin në SHBA, Presidenti Biden nënshkruan urdhër ekzekutiv, ja çfarë parashikon

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Bota
0
Vendimi i bujshëm për abortin në SHBA, Presidenti Biden nënshkruan urdhër ekzekutiv, ja çfarë parashikon
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Joe Biden nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv për të mbrojtur qasjen e grave ndaj abortit dhe kontraceptivëve, pasi Gjykata e Lartë rrëzoi muajin e kaluar një vendim të mëparshëm që legalizonte abortin.

Masat që përfshihen në urdhrin ekzekutiv, synojnë lehtësimin e disa pasojave me të cilat mund të përballen gratë që kanë nevojë për abort për shkak të vendimit të Gjykatës, por janë të kufizuara në aftësinë për të mbrojtur qasjen e abortit në mbarë vendin. Zoti Biden e pranoi se urdhri ekzekutiv nga Shtëpia e Bardhë është i kufizuar, duke thënë se do të duhej që të vepronte Kongresi për të rikthyer qasjen ndaj abortit në mbi 10 shtete ku kufizimet e rrepta ose ndalimi i plotë i tij ka hyrë në fuqi pas vendimit të Gjykatës së Lartë.





“Mënyra më e shpejtë për të rikthyer (të drejtën kushtetuese për abort) është miratimi i një ligji mbarëkombëtar,” tha zoti Biden.

“Sfida me të cilën përballemi kërkon të votoni. Ka zgjedhje në nëntor, pra votoni, votoni, votoni!”, tha ai.

Presidenti Biden nxiti veçanërisht gratë të dalin të votojnë në zgjedhjet e Kongresit në nëntor, duke thënë se mënyra më e shpejtë për të kthyer mbrapsht përmbysjen e të drejtave të abortit nga Gjykata e Lartë është zgjedhja e një shumice mbizotëtuese demokrate në Kongres për të miratuar një ligj që t’i garantojë ato të drejta.

“Kjo është rruga më e shpejtë në dispozicion,” u tha ai gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë. “Është shpresa dhe bindja ime e fortë që gratë do të votojnë në numër rekord për të rifituar të drejtat që u janë marrë nga gjykata.”

Çështja mund të kontribuojë në mobilizimin e demokratëve në zgjedhjet për Kongresin në nëntor, kur republikanët kanë një shans për të marrë kontrollin e Kongresit. Aktualisht, demokratët kanë një shumicë të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve dhe kontrollojnë Senatin e ndarë në mënyrë të barabartë, vetëm përmes votës së nënpresidentes Kamala Harris.

Zoti Biden paralajmëroi se nëse republikanët marrin kontrollin pas zgjedhjeve afatmesme, ata kanë lënë të kuptohet se do të miratojnë një masë për ndalim mbarëkombëtar të abortit, por tha se do t’i vinte veton që mase të tillë.

Presidenti Biden, ka qenë nën presionin e mbështetësve të partisë së tij, veçanërisht krahut progresist, për të vepruar pas vendimit të Gjykatës së Lartë, që shfuqizoi mbrojtjen kushtetuese 50 vjeçare për të drejtat riprodhuese të grave.

Urdhri ekzekutiv udhëzon Departamentin e Shëndetësisë të ndërmarrë veprime për të mbrojtur dhe zgjeruar qasjen ndaj “abortit me ilaçe” të miratuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave, tha Shtëpia e Bardhë.

Presidenti Biden udhëzoi gjithashtu departamentin që të garantojë qasjen e grave tek kujdesi mjekësor urgjent, shërbimet e planifikimit familjar dhe metodat kontraceptive.

Zoti Biden e ka dënuar vendimin e gjykatës dhe sot i përsëriti kritikat ndaj saj./VOA

Pas

“A e rrëzuat Ramën?”- Paloka i përgjigjet kritikëve për protestën e 7 korrikut

Para

Zhduket prej dy ditësh 17-vjeçarja nga Gramshi, babai ngre alarmin në polici

Para
Zhduket prej dy ditësh 17-vjeçarja nga Gramshi, babai ngre alarmin në polici

Zhduket prej dy ditësh 17-vjeçarja nga Gramshi, babai ngre alarmin në polici

Të Gjitha

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

nga Fast News
14:09 | 11/07/2025
0

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

nga Fast News
10:43 | 11/07/2025
0

Rama paralajmëron reformë të madhe në furnizimin me ujë: Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë, s’e kemi këtë luks

Rama paralajmëron reformë të madhe në furnizimin me ujë: Drejtori i UKT-së me 30 këshilltarë, s’e kemi këtë luks

nga Fast News
10:42 | 11/07/2025
0

Rekordi i ri historik i Bitcoin, ja sa ka arritur

Rekordi i ri historik i Bitcoin, ja sa ka arritur

nga Fast News
10:39 | 11/07/2025
0

Recent News

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

Raporti i Omnitele shpall One Albania si kompaninë me rrjetin celular me shpejtësinë më të lartë dhe mbulimin më të gjerë 5G në vend

14:09 | 11/07/2025
Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

Mosha 33 vjeç – kulmi, ja cilat janë 15 synimet në këtë moshë

10:43 | 11/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar