Mbetemi në ndikimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin zhvillim të vranësirave në vend ku në zonat veriore dhe verilindore do të gjenerojnë rrebeshe afat-shkurtra shiu, herë pas here priten dhe mini- stuhi breshëri. Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe nata përmirësojnë sërish motin duke ri-sjellë kthjellimet në territor.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes POR konstante vijojnë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 41°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior – veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.