Zbardhen të ardhurat dhe llogaritë bankare të drejtorëve të policisë në qarqet e vendit, por edhe të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Krerët e policisë, duke nisur nga drejtori i përgjithshëm, Gledis Nano, ndryshojnë shumë nga politikanët dhe gjyqtarët përsa i përket deklarimit të të ardhurave. Zbardhen deklaratat e pasurive në vitin 2020 në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ku tregojnë se krerët e policisë kanë të ardhura vjetore vetëm pagën e tyre apo të familjarëve, ndërsa ndryshojnë shumë pak llogaritë e tyre bankare.
Pasuria e Gledis Nanos
Gledis Nano mori postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në Tetor të vitit 2021. Nano ka në pronësi një apartament të blerë në vitin 1995, me një sipërfaqe prej 78.9 m2, ku zotëron pjesë në masën 25 %. Gjithashtu rezulton se ai është pronar i 1/7 të disa sipërfaqeve të tokave, pronë për të cilën ka kontratë me një firmë ndërtimi. Për vitin 2020, ai ka deklaruar në ILDKP, depozitë bankare, në shumën 13 000 euro. Totali i të ardhurave për vitin 2020, është 1 237. 275, shumë e të ardhurave neto. Kontratë sipërmarrje nënshkruar me një kompani ndërtimi për sipërfaqe 6 750 m2 me pjesë takuese 32 %. Gjendje Cash, 900. 000 lekë. Vijon shlyerja e kredisë konsumatore prej 1. 000. 000 lekë. Detyrimi është 432 930 48 lekë.
Pasuria e Alfred Çepes
Alfred Çepe, drejtor i drejtorisë së Analizës dhe Informacionit Kriminal ka deklaruar në ILDKP për vitin 2020: Llogari rrjedhëse: Pakësuar me 6.565 lekë. Të ardhura nga qiraja, 1.957 euro. Para cash në shtëpi 200.000 lekë. Paga si oficer i Policisë së Shtetit 1.145.871 lekë. Dieta dhe shpërblime 144.260 lekë. Të ardhura nga qiraja (350 euro në muaj, lëshuar në shtator 2020, marrë parapagim gjashtë muaj, 2100. euro. Bursë ekselence për djalin për vitet 2018 dhe 2019 54.000 lekë. Kredi me shumën 10.000.000 lekë, afati 20 vjet. Shuma e shlyer: 639.297 lekë. Silda Çepe, bashkëshortja e tij, ka deklaruar se disponon pasuri veçmas të regjistruar në emrin e saj. Llogaritë e saj në bankë: 189.863 lekë. Shtuar me 75 lekë. Pakësuar me 231.800 lekë. Paga si ndihmës i kryeministrit 1375.224 lekë.
Pasuria e Arben Jocos
Arben Joco, drejtor për kufirin dhe migracionin në Gjirokastër ka deklaruar në ILDKP për vitin 2020: Llogari rrjedhëse, si burim krijimit nga kursimet familjare, 386.042.45 lekë. Shtim në depozitën bankare, i përfituar nga interesat bankare, 22.055 lekë. Shitja e automjetit, tip Benz, datë 27.07.2020, 150 000 lekë. Të ardhurat nga paga, 83.500. Të ardhura nga pagesa e lejes së zakonshme të pakryer, për vitin 2019, 78.663 lekë. Arben Joco ka marrë borxh 8000 euro për arsye të mjekimit, jashtë shtetit në Turqi. Paratë i ka marrë në marrëdhënie mirëbesimi. Pa interes dhe pa afat. Ndërsa bashkëshortja e tij Marika Joco ka deklaruar, se disponon pasuri veçmas të regjistruar në emrin e saj. Shtip në depozitën bankare, përfituar nga interesat bankare, me shumat 6060 lekë,177 lekë dhe 21520 lekë. Fitimi nga të ardhurat e Znj, Marika Joco, për periudhën 1 Janar 2020 deri në 31 Dhjetor 2020 nga aktiviteti privat, farmaci në emrin e saj është 236604 lekë.
Pasuria Ardian Çipas
Ardian Çipa, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë ka deklaruar në ILDKP për vitin 2020: Llogari Bankare, gjendja e të cilës më datë 8.7.2021 ishte në shumën e 1880.073. Burimi i shtesës prej 3600.007.46 lekë nga kursimet familjare. Gjendja e llogarisë bankare në euro 2.028 euro. Gjendja tjetër e llogarisë bankare, më datë 08.07.2021 ishte 784.628.80 lekë. Llogaria tjetër bankare ishte 2.176 lekë. Në vitin 2020 ka deklaruar se ka lëshuar apartament me qira, ku ka përfituar për 6 muaj 2.280 euro, mbi të cilat çdo muaj ka paguar tatimi në burim me vlerën 15 % të vlerës mujore të qerasë sipas kontratës. Ai ka përfituar dhe të ardhura nga shitja e një pemëtore me sipërfaqe 3250 m2 në 2 Mars në Himarë. Vlera e të cilës ishte 100.691.52 euro. Çipa, posedon kursime dhe nga paga e tij dhe e bashkëshortes, si edhe apartamenti i dhënë me qira 908.297 lekë. Të ardhurat e tij neto nga puna në funksionin Përgjegjës i Departamentit të Sigurisë dhe hetimi në Akademinë e Sigurisë, Sauk Tiranë, 561.336 lekë. Ai ka marrë një kredi në vitin 2007 me shumën 25.000 Euro, me të cilat ka blerë banesë. Shuma e detyrimit financiar që ka mbetur pa shlyer: 10.024.54 Euro. Bashkëshortja e tij nuk disponon pasuri veçmas.
Pasuria e Bledar Çelikut
Bledar Çeliku, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë në Fier ka deklaruar në ILDKP për vitin 2020: Gjendje Cash, 1.400.000 lekë. Të ardhurat nga paga: 1.136.432 lekë. Të ardhura nga shpërblime: 80.000 lekë. Të ardhura si Anëtar i Komisionit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Përgjithshme: 173.745 Lekë. Në total: 1.390.177 lekë. Bashkëshortja e tij, Manjola Çeliku ka deklaruar se disponon pasuri veçmas të regjistruar në emrin e saj. Ajo ka një llogari bankare kursimi 300.000 lekë. Të ardhurat e saj nga pagat për periudhën e vitit 2020 në funksion si Punonjëse Sociale në Qendrën Komunitare, Bashkia Shijak janë 420.000 Lekë.
Eduart Merkaj, Drejtor i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit ka deklaruar në ILDKP për vitin 2020: Të ardhura të përfituara nga qiraja e pasurisë të paluajtshme e konkretisht për apartamentin e rivlerësuar me sip. 57.40 m2 të blerë me kredi në Tiranë, 105.000 lekë. Çelje e një llogarie të kursimeve të përbashkët me bashkëshorten si depozitim i shumës së shitjes së apartamentit, 8.101.609.64 lekë. Gjendja e llogarisë së mbetur nga paga e tij: 41.256.05 lekë. Gjendja e llogarisë së mbetur nga paga e bashkëshortes, 1.824.51 lekë. Gjendje Cash 1.200.000 Lekë. Blerja e tokave në fshatrat e Tiranës. Vlera e të cilave, 950.000 lekë dhe 350.000 lekë. Pakësim i të ardhurave nga botimi i një libri: 180.000 lekë. Paga vjetore, orë shtesë. dieta: 1.785.662 lekë. Paga vjetore e bashkëshortes si pedagoge dhe eksperte e Shkollës së Magjistraturës Tiranë (Neto) 2.705.874 Lekë. Pagesa e bashkëshortes si eksperte e Shkollës së Magjistraturës Tiranë 63.750 lekë. Pagesa e shpenzimeve të bashkëshortes si pjesëmarrëse e Shkollës së Magjistraturës Tirane kryer nga EJTN për aktivitetin trajnues 1 javor në muajin Nëntor 1335 euro. Kontrata e qerasë së automjetit “Land Rover”, për një udhëtim fundjave familjar në Mal të Zi 14.650 lekë. Pagesa e shkollimit të vajzave: 4.260 euro dhe 3.478 euro. Bashkëshortja e tij nuk disponon pasuri në emrin e saj.
Pasuria e Fatmir Hoxhës
Fatmir Hoxha, Drejtor, në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër ka deklaruar për vitin 2020 në ILDKP: Një apartament banimi të vlerë në vitin 2004 me burim të ardhurash nga kursimet familjare 1989-2004, 3.000.000 lekë. Garazh me sip.32 m2 të blerë në vitin 2004 në vlerë 500.000 lekë sërish me kursimet familjare. Një makinë tip Mercedez Benz me vlerë 500.000 lekë. E blerë nga shitja e makinës tip Audi në vlerën 200.000 lekë dhe kursimet familjare në vitet 2014-2016, 300.000 lekë. Gjendja e tij në llogarinë rrjedhëse: 70.000 lekë. Gjendje Cash, 900.000 lekë. Llogari bankare në emër të bashkëshortes së tij 437.442 lekë. Të ardhura nga paga. 236.142 lekë. Të ardhura nga puna si arkëtare e bashkëshortes: 70.000 lekë. Të ardhura nga paga si juriste e vajzës së tij 60.000 lekë. Bashkëshortja dhe vajza e tij nuk disponojnë pasuri në emrin e tyre.
Pasuria e Gjovalin Lokës
Gjovalin Loka, Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në D.P.P.SH, ka deklaruar në vitin 2020 në ILDKP: Të ardhura si Drejtor i Departamentit në Departamentin për Sigurinë publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, për vitin 2020 (Paga + shpërblime) 1.682.857 Lekë. Të ardhura nga paga si Drejtoreshë në Shkollën 9 vje1#are të bashkëshortes së tij, Jorika Leka për vitin 2020, 627.172. Të ardhura (pension+shërblime) i nënës së tij për vitin 2020, 131.264 lekë. Bashkëshortja e tij nuk disponon pasuri veçmas në emrin e saj.
Pasuria e Gramos Sakos
Gramos Sako, Komandant i Gradës së Republikës ka deklaruar në vitin 2020 në ILDKP: Llogari bankare në monedhën Euro shtuar gjatë vitit 2020 me 14.9 euro. Llogari bankare në monedhën lekë pakësuar gjatë vitit 2020 me 837.289 lekë. Llogari bankare shtuar gjatë vitit 2020 me 837.289 lekë. Të ardhura neto vjetore nga paga si i punësuar në Gardën e Republikës, të drejtat për uniformën civile të kompensuar në vlerë dhe dieta, 1.565.452 lekë. Bashkëshortja e tij, disponon pasuri veçmas në emrin e saj. Të ardhura nga aktiviteti privat si stomatologe, 4.699.250 lekë, fitimi neto 2.128.401 lekë. Të ardhura nga aktiviteti privat, studio grafie, 1.468.292 lekë, fitimi neto 169.236. Bashkëshortja e tij ka dhe një hua për të shlyer me qëllim blerjen e një pajisje dentare me vlerën 63.000 euro.
Pasuria e Hamdi Fjora
Hamdi Fjora, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës ka deklaruar pasurinë për vitin 2020 në ILDKP: Ka blerë një apartament banimi në Tiranë në 2004, 500.000 lekë me kursime nga të ardhurat familjare 1991-2003. Disponon tokë me sip 10.800 m2 dhe sip 3.400 m2 në Prezë të Tiranës, të trashëguar nga babai i tij. Gjendje Cash, 800.000 lekë, të përfituara nga shitja e automjetit si dhe të ardhura nga kontrata individuale e pune me kohë të pjesshme me Arms School Academy dhe kursimet nga paga 500.000 lekë. Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës në bankë: 128.387 lekë. Të ardhura nga paga neto dhe të tjera në Policinë e Shtetit si zv.drejtor në DVP Korçë 597.617 lekë. Overdraft në bankë për nevoja familjare në shumën 180.000 lekë. Bashkëshortja e tij disponon pasuri në emrin e saj. Ka gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës në bankë, 1.000.799, nga kursimet nga paga dhe të ardhurat nga titulli ekzekutiv i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
Pasuria e Lorenc Panganika
Lorenc Panganika, Drejtor, Drejtoria e Standardeve Profesionale, ka deklaruar pasurinë në ILDKP për vitin 2020: Kontratë paraprake për blerje parkimi në Tiranë me vlerë 6.000 Euro. Kontratë për Revokimin e kontratës për blerjen e apartamentit dhe të garazhit në Tiranë pasi nuk është bërë asnjë punim dhe avancim i punimeve që nga koha e porosisë. I janë rikthyer në llogarinë personale 50.000 Euro. Shtesa në llogarinë e depozitës me afat nga interesat, 95.217 lekë. Gjendja në llogari, 5.477.715 lekë. Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës: 3579.612 lekë. Gjendje në llogari rrjedhëse të pagës së bashkëshortes, 985.033 lekë. Të ardhura nga paga dhe shpërblime në Policinë e Shtetit: 1566.882. Të ardhura nga paga dhe angazhime në veprimtari të tjera të bashkëshortes së tij, 776.550. Të ardhurat nga pagesat mujore, nga dega Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Elbasan, si anëtare në Komision, 151.490 lekë. Të ardhura nga depozita 5-vjeçare, 95.217. Të ardhura nga Investimi në letra me vlerë, obligacione 5-vjeçare, 532.518 lekë. Kredi e cila mbahet nga paga e tj dhe e bashkëshortes që nga viti 2011 deri në vitin 2031. Shuma e shlyer, 148.500 lekë.
Pasuria e Lorenc Shehut
Lorenc Shehu, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka deklaruar pasurinë e tij në vitin 2020 në ILDKP: Gjendja në llogarinë rrjedhëse të pagës, 20.082.68 lekë. Gjendja në llogarinë rrjedhëse të pagës për bashkëshorten e tij, 61.903.23 lekë. Gjendje në llogarinë rrjedhëse në Euro, 2.020 Euro. Burimi i kësaj llogaria, është nga të ardhurat nga qiraja e banesës. Të ardhura nga paga neto në Policinë e Shtetit për vitin 2020, 1.019.592 lekë. Të ardhura nga paga e bashkëshortes si juriste në Tiranë 542.284 lekë. Kredi bankare të marrë në janar të 2014 në shumën 20.000 euro me afat 20 vjet. Kredinë e ka marrë në emër të kunatës pasi nuk i jepnin se rezultonte me status negativ. Kredi, për arsye të arredimit të shtëpisë ku banon. Marrje huaje me deklaratë noteriale 20.000 euro nga të cilat janë shlyer 12.000 euro. Bashkëshortja e tij nuk disponon pasuri.
Pasuria e Tonin Vocajt
Tonin Vocaj, Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në vitin 2020, pasuria e tij e deklaruar në ILDKP: Gjendja në llogarinë bankare, 3.090.530 lekë, e krijuar nga të ardhura nga paga dhe shpërblime. Gjendje në llogarinë bankare në emër të bashkëshortes, 3.000 lekë. Një fond investimi, sërish në emër të bashkëshortes, 5.827 lekë, si burim i krijuar nga të ardhura nga paga. Gjendja e llogarisë bankare, e vajzës së tij, 28.000 euro, të ardhura nga paga, në studion e avokatisë, në Francë. Të ardhurat e Tonin Vocajt, në detyrën Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale, 1.610.697 lekë. Të ardhurat nga bashkëshortja e tij në Ministrinë e Brendshme, 753.360 lekë. Overdraft, i cili është marrë në vitin 2017, 200.000 lekë, shumë e cila është shlyer nga Vocaj.
Pasuria e Neritan Nallbatit
Neritan Nallbati, drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, ka deklaruar pasurinë e tij në vitin 2020 në ILDKP: Gjendja në llogarinë rrjedhëse në lekë, e krijuar nga të ardhurat e tij nga pagat, 703.717 lekë. Të ardhura nga paga dhe shpërblime në Policinë e Shtetit për periudhën Janar-Dhjetor 1.343.193 lekë. Të ardhura nga paga e bashkëshortes së tij në shkollën “Faik Konica” 1.301.549 lekë. Të ardhura nga paga si drejtoreshë në shkollën 9 vjeçare 828.348. Të ardhura nga paga e vajzës së tij në Gjermani, 2.524 Euro. Kartë krediti, në euro në emër të Nallbatit, 1000 euro, e pa përdorur.
Pasuria e Oltian Bistrit
Oltian Bistri, Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ka deklaruar të ardhurat e tij në ILDKP për vitin 2020: Truall, me sipërfaqe 2 Ha në rrethin e Gjirokastrës, e përfituar në bazë të ligjit 7501, së bashku me familjen e tij. Apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 138.30 m2. Garazh. Burimi i krijimit, janë kursimet familjare ndër vite dhe shitja e një automjeti, sipas Bistrit. Gjendje në llogarinë rrjedhëse të pagës në bankë, 2.328.951 lekë. Llogari bankare në euro, 5.4446.27 lekë. Buurimi i krijimit: Të ardhura nga ekzekutimi i vendimit gjyqësor për dëmshpërblim page për 1 vit nga DPPSH. Truall me sp 28.9 m2 me adresë ish parku i autobusave Tiranë, i blerë me të ardhurat e kursimit familjar ndër vite. Të ardhura nga paga dhe të tjera në Policinë e Shtetit si Shef i Komisariatit nr.2 Tiranë për periudhën 01.01.2021-08.07.2021, 584.557 lekë. Kartë krediti në bankë në euro. Gjendje, 3956.12 euro. Bashkëshortja e tij, disponon pasuri në emër të saj. Hua e dhënë në shumën 34.625 Euro. Burimi i krijimit. Paratë për dhënien e kësaj huaje janë si dhuratë për fejese nga familja e saj prindërore, të cilët i kishin kursyer nga aktivitete të ndryshme gjatë viteve, si punë në emigracion etj. Apartament banimi 1+1. Gjendje në datë 08.07.2021 në llogarinë rrjedhëse në lekë të bashkëshortes së tij, 306.174 lekë. Të ardhura nga paga e saj neto dhe shpërblimi si specialiste e burimeve njerëzore, 634.389 lekë.
Pasuria e Pëllumb Seferit
Pëllumb Seferi, Drejtor i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, ka deklaruar në ILDKP për vitin 2020: Gjendja në llogarinë rrjedhëse të pagës në bankë, 56.301.07 lekë. Depozitë Junior në bankë në emër të vajzës, si burim i krijimit nga kursimet familjare ndër vite, 103.982.53 lekë. Të ardhurat nga paga neto, uniforma, shpërblime dhe leje të zakonshme në Policinë e Shtetit, 1.572.610 lekë. Kontratë, Kredi Bankare Konsumatore, 29.05.2020, në shumën prej 400.000 lekësh. Qëllimi i kredisë, për nevoja familjare. Bashkëshortja e tij ka deklaruar dhe pasuritë që ajo zotëron në emër të saj. Llogaria rrjedhëse e saj e pagës, 18.000. Blerja e autoveturës Mercedez Benz, 5200 euro. Burimi i të ardhurave, kredi konsumatore, deklaratë Noteriale, dhuratë 3500 dollarë nga vëllai. Të ardhurat e bashkëshortes së tij, në Agjencinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi, 689.884 lekë. Kredi konsumatore, të marrë në 2019 në shumën 400.00 lekë me afat shlyerje 24 muaj. Qëllimi i kredisë, për blerje automjeti.
Gazeta SOT