Kryeministri Edi Rama ndodhet në Amsterdam, ku është bërë pjesë e një bashkëbisedimi në qendrën e mirënjohur “De Balie”, me temë “Cila është e ardhmja e Shqipërisë në Europë?”.
Rama në nisje të bashkëbisedimit ka folur për mënyrën sesi nisi të merrej me artë dhe nisjen e rrugëtimit të tij politik.
Ai madje foli edhe për raportin e tij me babanë, për të cilin tha se ka pasur një marrëdhënie të ashpër por që e ka bërë personin që është sot.
“Kam 20vjet që jam në politikën e ditës dhe sigurisht që jam infektuar. Jam marrë me art që tre vjeç dhe jeta ime është e lidhur me pikturën dhe artin. Mendoja se kur t’i futesha politikës ko do mbaronte por jo nuk mbaroi dhe ngjyrat hynë në tryezën time të punës dhe po bëj një formë arti që po vlerësohet më shumë se arti i mëparshëm. Kjo është një temë komplekse se njerëzit do thonë se vjen ngaqë jam kryeministër”, tha Rama.
Pra nuk ju thonë dot që nuk ju pëlqejnë?
Më kujtohet njëherë që pata njëherë një pyetje nga mbretëresha e skenës së artit të Nju Jorkut, të cilës i thashë pse e do ta kesh ekspozitën time se jam kryeministër apo të pëlqen vërtetë.
Ajo mu përgjigj duke thënë se George Bush ishte Presidenti ynë dhe kurrë nuk do e kisha ekspozitën e këtij këtu, ndaj mendoj se është për të dyja arsyet.
Çfarë kërkoni të shprehni përmes artit, cili është funksioni për ty?
Nisi e gjitha jo për të qenë art, sinqerisht nisi se nuk isha i mësuar me mbledhjet. Kur u bëra Ministër Kulture kisha pirgje të tëra para meje në mbledhje dhe unë vetëm pikturoja. Kolegu im nga ministria e Arsimit më thoshte a ta marrr unë këtë dhe kur shkova ta takoja më vonë në zyrën e tij, më tha a do të tregojë koleksionin tim të artit dhe më tregoi pikturat e mia dhe dukeshin mirë. Dhe u ndjeva i vjedhur, dhe shkova i thashë në zyra asistentes sime që ai më kishte vjedhur. Ai kishte disa akuza atëherë, ndërsa asistentja më tha se ke më shumë se kaq, pra kishte mbledhur shumë piktura të miat. Pra e bëja për të mbajtur mendjen në vend.
Babai juaj ishte skulptor. Ishte e çuditshme, e pazakontë një udhëtim karriere në kohën e Enver Hoxhës?!
Babai im ishte komunist, i besonte komunizmit. Ishte një skulptor zyrtar, ishte i angazhuar në shumë vepra arti në hapësirat publike. Kjo ishte gjëja që bënte. Kjo ishte një arsye për të nisur zënkat tona. Kemi pasur një marrëdhënie të fortë, mjaft intensive dhe me shumë tension dhe atij i detyrohem për atë çka jam. Ishte baba liberal, nuk donte të impononte ideologjinë dhe mënyrën e të menduarit të tij.
Pra u bëtë artistë falë tij?
Ndoshta për shkak të tij unë u rrita në një hapësirë me të gjithë përbërësit por falë tij u bëra edhe e kundërta e tij, sepse lufta e përjetshme babai me djalin, dhe djali me babanë.
Prandaj u bëtë demokrat dhe jo komunist, a po jeni social demokrat?
Nuk e di realisht, është e vështirë të përshkruaj veten. Por u bëra një njeri që e donte me çdo kusht lirinë e vetë. Dhe më kujtohet këtu ardhja ime e parë në Amsterdam. Isha i angazhuar në lëvizjen kundër regjimit që e pati shkëndijën e parë në Akademinë e Arteve. Unë nuk doja të merresha me politikë por shijova lirinë, shisja piktura dhe udhëtoja në disa vende të botës. Më kujtohet kur erdha në Amsterdam në 1992 dhe mora në telefon familjen nga një kabinë dhe i thashë tani e di çka është liria. Jam në Amsterdam dhe ky është një vend ku merr frymë lirie, nuk është e njëjta gjë është një vend ndryshe. Unë në fakt vuaj nga astma dhe jam i mirë të njoh shkallët e ndryshe të frymëmarrjes dhe në atë kohë ishte vendi i 7 apo 8 që vizitoja dhe ishte liria e vërtetë.bw