• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Lindja e gjashtë”/ 35-vjeçarja u hodh nga kati i dytë me foshnjën, reagon drejtori i maternitetit: Nuk ishte tentativë vetëvrasje

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
“Lindja e gjashtë”/ 35-vjeçarja u hodh nga kati i dytë me foshnjën, reagon drejtori i maternitetit: Nuk ishte tentativë vetëvrasje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtori i maternitetit të Sarandës Tajar Lako ka folur pasi një 35-vjeçare u hodh nga kati i dytë i godinës bashkë me foshnjën e porsalindur.

Në një instervistë, Lako shprehet se nëna nuk tentoi të vetëvritej, siç thoshte policia në njoftimin zyrtar, por se ishte tentativë e saj për t’u larguar nga spitali.





Sipas drejtorit të maternitetit, 35-vjeçarja e kishte lindjen e gjashtë, por ishte në situatë rruge.
“Në datën 28 qershor rreth orës 02:20 ka lindur nga një lindje normale. Është fëmija i gjashtë. Lindja ka ecur shumë mirë dhe ka vazhduar në ditët në vazhdim trajtimi i nënës dhe fëmijës nga mjekët përkatës dhe çdo gjë në shëndetin e tyre ishte normale. Që ditën e tretë duke parë kushtet e nënës që duket pak me prapambetje, burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në spital u thashë infermiereve që nëse shihnin burrin e saj të vinte në maternitet ai të kontaktonte me mua. I gjithë stafi ka qenë i përkushtuar për rastin me qumësht, me rroba për fëmijën, të siguruara nga spitali. Duke qenë se këta janë të ardhur në qytet në sezon thjesht për të lypur atëherë unë nuk mund ta nxirrja fëmijën nga materniteti se nuk dija kushtet e banimit dhe ku t’i shpinim. I ndodhur në këto kushte komunikoj me drejtorin e spitalit dhe i nisim bashkisë një shkresë zyrës së shërbimit social, madje edhe gojarisht ka folur për rastin edhe shefja e burimeve njerëzore dhe përgjigja e tyre ishte se adresa e tyre rezultonte herë në Durrës, herë në Berat herë në Gjirokastër dhe ne nuk kishim siguri se ku dhe ishim në pritje për të marrë një adresë të saktë se ku mund t’i çonim. Kjo për arsye se unë një fëmijë dy-tre ditësh që ta nxirrja në rrugë me temperaturat 40 të ditës apo të ftohta të natës, pasi këta nuk kanë banesë, nuk mund ta nxirrja”, tha Lako.

Sa i përket gjendjes shëndetësore, ai tha foshnja gëzon shëndet të plotë, teksa nëna ka disa probleme.
“Tani me nënën merret mjeku gjinekolog, mjeku ortoped, reanimatori ndërsa unë merrem me trajtimin e foshnjës. Foshnja gëzon shëndet. Nuk pati gjë se nëna pasi është kacavjerrë nga dritarja në shesh është gjetur që e kishte fëmijën të lidhur tek gjoksi dhe barku për ta mbrojtur. Nga çfarë shihet këtu nuk ka pasur tentativë të nënës për t’u vetëvrarë, por tentativë për t’u larguar nga spitali”, tha drejtori i maternitetit të Sarandës, mjeku pediatër Tajar Lako.

Pas

Dashi: Udhëheqësi pasionant i horoskopit

Para

Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, përplasen 2 mjete, plagosen shoferët dhe 2 të mitur

Para
Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, përplasen 2 mjete, plagosen shoferët dhe 2 të mitur

Aksident në rrugën Tiranë-Durrës, përplasen 2 mjete, plagosen shoferët dhe 2 të mitur

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar