Ditën e sotme kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës së shkallës së parë Elbasan, dy Zv.drejtoret e Policisë Elbasan Nikollaq Palla dhe Albert Nushi.
Zv.drejtori Albert Nushi i pyetur nga mediat nuk dha prononcim madje duke iu drejtuar gazetarëve “ikni tani më lini rehat”.
Prokuroria e Elbasanit njoftoi pak ditë më parë se në përfundim të hetimeve, ka rezultuar se Albert Nushi dhe Nikollaq Palla, dy ish- zv.drejtor i Policisë së Elbasanit kanë dhënë dëshmi të rremë lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Ndaj tyre u caktua nga gjykata masa e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.