Kanë dalë përgjigjet e analizave të ujit në Kukës që u bënë nga Instituti i Shëndetit Publik, pas helmimit të 180 qytetarëve, që dyshohej se kishin konsumuar ujë të ndotur.
Nga analizat rezulton se uji nuk ka përmbajtje bakteriologjike.
Të dhënat e analizave të Institutit të Shëndetit Publik, tregojnë se uji është i pastër dhe qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.