Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur sot në vendin tonë.
Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në aksin Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Markatomaj.
Nga të dhënat e para raportohet se janë plagosur tre persona, ku dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në aksident është përfshirë dhe një furgon mallrash, i cili pas përplasjes ka përfunduar jashtë rruge.