Mikro-tradhëtia është akti i kultivimit, në mënyra pak a shumë të vogla, të lidhjeve intime por të papërshtatshme jashtë marrëdhënies aktuale.
Kjo formë delikate e tradhtisë nuk përfshin intimitet fizik me njëri-tjetrin, por përfshin veprime që thyejnë marrëveshjet e një çifti për ekskluzivitetin romantik në mënyra të tjera.
Përshembull, duke mbajtur profilin tuaj të takimeve në internet edhe kur keni një partner.
Gjithashtu fshini shkëmbimin e mesazheve në mënyrë që partneri juaj të mos zbulojë se me kë po bisedoni ose mos lini asnjë bisedë ose ngjarje që ka ndodhur.
Por edhe të vishesh ndryshe kur sheh një person të caktuar sepse dëshiron të tërheqësh vëmendjen e tij.
Ndarja e të dhënave personale rreth shijeve dhe fantazive intime me dikë tjetër përveç partnerit tuaj konsiderohet gjithashtu mikro-tradhëti.
Mikro-tradhëtia mund të shkaktohet nga një gabim i momentit në gjykim, por mund të jetë gjithashtu një shenjë se marrëdhënia nuk është ajo e duhura.
Thënë kjo, një marrëdhënie nuk ka mbaruar domosdoshmërisht nëse ka pasur një mikro-tradhëti,por po,mund t’ju çojë drejt ndarjes.