• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Taksat prekin shtresën e mesme, ekspertët: Barra fiskale të zhvendoset te të pasurit

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
Taksat prekin shtresën e mesme, ekspertët: Barra fiskale të zhvendoset te të pasurit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat e bën sistemin kompleks dhe godet shtresën e mesme.

Të këtij mendimi janë ekspertët e ekonomisë, sipas të cilëve edhe me ndryshimet e reja, pesha bie sërish mbi punën dhe të vegjlit duke përfshirë në skemën e taksimit profesionet e lira që ofrojnë shërbime.

“Qeveria gjithmonë tenton që të bëjë ndryshime ku impakti i tyre buxhetor është i vogël. Nga një anë kemi individë të cilët janë aksioner kompanish ku sërish dividenti është 8% dhe nga ana tjetër shtresa e mesme e qeverisë dhe kontributi i tyre është i madh në ekonomi dhe krijohen kosto shtesë mbi to”, tha Majlind Lazimi, ekspert për ekonominë.

“Një reformë që të quhet e tillë duhet të ketë një ndryshim jot ë jetë një përsëritje, unë mendoj se është më mirë ligji i vjetër sesa ligji i ri për sa kohë nuk sjell ndryshim të pritshëm. Duhet sikur është përsëritje sa i përket taksimit se i mëshon prapë punës”, tha Eduart Gjokutaj, ekspert për çështjet fiskale.
Mundësitë për evazion janë të mëdha vlerësojnë ekspertët, pasi subjektet për t’iu shmangur taksave të larta do të tentojnë të gjejnë forma për të paguar më pak ndaj shtetit.

“Ne synojmë gjithmonë që ato që kemi në sistem, pra ata që janë të formalizuar mundohemi që t’i shtojmë barrën e tyre fiskale, e kundërta duhet të ndodhë për të afruan në system njerëz të tjerë të paformalizuar.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Nga një anë qeveria kërkon fiskalizimin, të zgjerojë barrën e tatimpaguesve po nga ana tjetër të gjitha këto iniciativa për të rritur kostot qoftë edhe individët në këtë rast, padyshim që nuk ndikon në rritjen e formalizimi, përkundrazi krijon shtigje për evazion”, tha Majlind Lazimi, ekspert për ekonominë.

Eksperti për çështje fiskale, Eduart Gjokutaj thotë se barra duhet të zhvendoset te të pasurit dhe të taksohet kapitali.

“Anashkalon taksimin e kapitalit. E kanë zëvendësuar me një fjalë që e quajnë investime, investimi ka tjetër kuptim dhe kapitali është tjetër gjë. Duke i mëshuar punës, do vazhdojmë të marrim më shumë nga puna duke favorizuar më shumë kapitalet, sepse është lehtësuar në gjithë këto vite”, tha Gjokutaj.

Receta për më shumë të ardhura në buxhet thotë Majlind Lazimi është një sistem i thjeshtë tatimor dhe një barrë më të ulët fiskale.Tch

Pas

Analiza e ‘The Times’: Plani i fundit i Boris Johnson për të rindërtuar Britaninë po ‘shkatërrohet’

Para

Ja pse ka njerëz që “zhduken” për të dalë nga një lidhje

Para
Ja pse ka njerëz që “zhduken” për të dalë nga një lidhje

Ja pse ka njerëz që “zhduken” për të dalë nga një lidhje

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

nga Fast News
16:00 | 19/01/2026
0

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

nga Fast News
15:45 | 19/01/2026
0

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

nga Fast News
15:15 | 19/01/2026
0

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

nga Fast News
14:43 | 19/01/2026
0

Recent News

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

16:00 | 19/01/2026
KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

15:45 | 19/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar