Fëmijëria lë më shumë gjurmë (dhe trauma) në jetën e gjithsecilit prej nesh. Disa sjellje, mendime dhe veprime tregojnë qartazi se traumat ende nuk janë zgjidhur dhe manifestohen në përditshmërinë tonë.
Sulme ankthi në një situatë krejt normale
Ke një takim te dentisti dhe po përjeton ankth dhe panik? Kjo sjellje mund të jetë një simptomë e traumave të pazgjidhura.
Ndjesi turpi ndaj trupit tënd
Nëse je rritur në një ambient ku gjithnjë të janë vënë në dukje kilogramët, ndoshta edhe tani që je rritur, vijon të të prekë ky mendim.
Mendimi se je i/ e pamjaftueshëm/ me
Kjo manifestohet në shumë raporte të cilat ti ndërton në jetë, ndaj përpiqu të gjesh zanafillën dhe zgjidhjen e traumës.
Dëshirë e vazhdueshme për të kënaqur të tjerët
Zakonisht ndodh kur je rritur në një familje ku gjithnjë të duhej të merrje aprovimin e prindërve për çdo veprim.
Makthe, kujtime dhe ndjesi të këqija
Këto lidhen me një përvojë intensive, e cila dukshëm, ka lënë shumë gjurmë tek ti.
Kujtohu se të gjitha janë produkt i së shkuarës dhe fëmijërisë tënde, ndaj mos hezito të kërkosh ndihmë nga profesionistët.Anabel