• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Aktualitet

Kriza e blegtorisë po rrit me shpejtësi importin e bulmetit, 18% më shumë për 5-mujorin

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Kriza e blegtorisë po rrit me shpejtësi importin e bulmetit, 18% më shumë për 5-mujorin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i krerëve të bagëtive po bie me shpejtësi dhe kërkesa për produktet e bulmetit po rritet nga vitit në vit, edhe si rrjedhojë e rritjes së numrit të turistëve. Kjo po bën që importet e bulmetrave të rriten me shpejtësi.

Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se gjatë 5-mujorit të parë 2021, importet e bulmetrave dhe vezëve shënuan rritje vjetore me 18 %. Rritja ishte më e fortë në muajin maj, pasi rritja e sasive mujore të importit të bulmetrave shënoi rritje vjetore me 42 % (shih grafikun bashkëngjitur).

Menaxherët në fabrikat e përpunimit të qumështit shpjeguan për një prirje të rritjes së furnizimeve me lëndë të parë nga importi për shkak se në tregun vendas ka mungesa të furnizimit, por edhe për faktin se çmimi i qumështit të përpunuar nga tregjet e Serbisë është më i lirë prodhimet e fermerëve.

Rritja e kostove të lëndëve të para ka rezultuar fatale për fermat shqiptare të bagëtive, të cilat thuajse të gjithë lëndën ushqimore e importojnë nga jashtë. Duke qenë se çmimet e ushqimeve për kafshë janë rritur me mbi 50 për qind këtë vit, blegtorët të cilët nuk subvencionohen nga shteti kanë rritur çmimin e qumështit me mbi 30 %. Ndërkohë fabrikat kanë rritur me të njëjtën përqindje çmimet e produkteve të bulmetit.

Rritja e importeve të bulmetit është bërë agresive tre vitet e fundit. Të dhënat zyrtare mbi tregtinë e jashtme, gjatë vitit 2021, tregojnë se importet e bulmetit, vezëve dhe mjaltit u rritën me 27%, duke arritur vlerën totale prej 4,7 miliardë lekësh (38,8 milionë euro).

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, importet në këtë grup udhëhiqen nga bulmeti dhe se rritja gjatë vitit 2021 është krijuar nga shtimi i importeve të qumështit nga Serbia, e cila ka ndikuar në 25% të totalit të rritjes totale.

Importet e bulmetit nga ky vend arritën në 327 milionë lekë në vitin 2021, me një rritje 251% në raport me vitin 2020.

Sipas të dhënave të INSTAT, numri i krerëve në blegtori ka rënë dukshëm vitet e fundit. Numri i gjedhëve në vitin 2020 është 362.583 krerë, duke shënuar rënie me 12,76%, në krahasim me vitin 2019. Numri i të leshtave është 1,55 milionë krerë, duke shënuar rënie me 11,40%, krahasuar me vitin 2019. Gjithashtu numri i dhive në vitin 2020 ishte 774.332 krerë, duke pësuar rënie vjetore me 10,26%, në krahasim me vitin 2019.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar rezulton rreth 119 mijë tonë, duke pësuar rënie me 14,80 %, krahasuar me vitin 2019. Gjatë kësaj periudhe, sasia e qumështit të grumbulluar të lopës është rreth 101 mijë tonë, duke pësuar rënie me 18,45%, krahasuar me 2019. /Monitor.al

Pas

Sot provimi i fundit i Maturës Shtetërore, maturantët i nënshtrohen testit të Lëndës me Zgjedhje

Para

“Po shohim efektin e një sistemi më të pastër drejtësie”, zyrtari i ambasadës amerikane: Përdoreni për llogari të qytetarëve tuaj

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar