• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

A do të ketë rritje? Bordi i Transparencës cakton çmimet: Ja sa do të shiten nafta, gazi dhe benzina

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
A do të ketë rritje? Bordi i Transparencës cakton çmimet: Ja sa do të shiten nafta, gazi dhe benzina
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Bordi i Transparencës ka caktuar  çmimet e reja të tregtimit të karburanteve në Shqipëri.

Nga vendimi mësohet se një litër naftë  do të tregtohet më 258 lekë.





Gjithashtu në ulje të lehtë është dhe çmimi i gazit. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, do të jetë 83 lekë/litri, ose tre lekë më pak nga se ishte.

Çmimi i benzinës ka një rritje të lehtë. Një litër benzinë do të jetë 239 lekë në pikat e shitjes me pakicë.

VENDIM I BORDIT TË TRANSPARENCËS 23.06.2022

Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në mbështetje të nenit 21/3 të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 si dhe nenit 21/5 5 “Metodologjia e llogaritjes së çmimit” të aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar;

 VENDOSI

 

  1. Të miratojë çmimet tavan/maksimal të tregtimit me shumicë dhe pakicëtë nënprodukteve të naftës, për Benzinë  (Prem Unl 10 ppmtë standardit SSHEN 2282018) Gazoil  (10 ppm  ULSD të standardit SSHEN 5902018) dhe gazin e lëngshëm të naftës (Propan/Butan).

 

  1. Çmimet e miratuara  nga Bordi, reflektojnë:

 

  1. Çmimet e tregjeve ndërkombëtare të një dite pune më parë nga mbledhja e Bordit, të publikuara nga agjencia ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD datë 22.06.2022, në kushtet e lëvrimit FOB Med, për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018
  2. Vlerën “premio” sipas faturës së importimit të deklaruar në Doganë nga  shoqëritë e tregtimit me shumicë për gazoilin e standardit SSHEN 5902018 dhe benzinën e standardit SSHEN 2282018, dhe mbi bazen e së cilës kryhet transaksioni i pagesës.
  3. Totali i vlerës së përftuar ( FOB Med + Premio),konvertohet në lekë sipas kursit fiks të shpallur zyrtarisht nga Banka e Shqipërisë një ditë më parë.
  4. Marzhin bruto3 lekë/litri (perfshire TVSH) për shoqëritë e tregtimit me shumicë. Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e depozitimit, mirembajtjes, transportit, amortizimi, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa e taksa te tjera pas zhdoganimit, furnitura e sherbime
  5. Mbi vlerën që rezulton sa më sipër, shtohen detyrimet e pagueshme në import:

i.akcizë;

ii.taksë qarkullimi;

iii.taksë karboni;

iv.TVSH në import;

v.tarifë markimi dhe skanimi;

  1. Vleraqë rezulton (a-e), përbën çmimin e shitjes me shumicë.
  2. Mbi çmimin e shitjes me shumicëqë rezulton, shtohet marzhi bruto i tregtimit me pakicë12 lekë/litri (peërfshirë TVSH-në). Me këtë marzh bruto, mbulohen kostot e qerase apo amortizimit, mirëmbajtjes, paga, kontribute, shpenzime interesi, tarifa licensimi e rilicensimi,  taksa të tjera lokale, furnitura e sherbime
  3. Vleraqë rezulton (f+g) përbën çmimin e shitjes me pakice me TVSH, i cili duhet të shpallet në tabelën e shitjes në stacionet e tregtimit tëkarburanteve.
  4. Për rastin e GLN-së(gazi lëngshëm i naftës) çmimi përcaktuar sipas faturës së importimit të siguruar nga shoqëritë e tregtimit me shumicë 20220607/239.2.2, date 07.06.2022 ( IB GAZ AG).

 

  1. Të dhënat e bursës së nënprodukteve të naftës FOB Med  dhe cmimet e tregtimitdatë 22.06.2022mbi të cilat janë kryer llogaritjet:

 

  1. Benzine(Prem Unl 10 ppm) FOB MED 1.324 USD/Ton
  2. Gazoil (10ppm ULSD) FOB MED 1.325  USD/Ton

 

3.1 Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve:

 

  • 246 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm  ULSD të standardit SSHEN 5902018;
  • 227 Lekë/litri për benzinën Prem  Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
  • 71 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

3.2 Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve:

  • 258 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm  ULSD të standardit SSHEN 5902018;
  • 239 Lekë/litri për benzinën Prem  Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
  • 83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

 

 

  1. Çmimet e miratuara janë çmime tavan/maksimal dhe asnjë operator ekonomik nuk mund t’i tregtojë këto nënprodukte mbi çmimet tavan të Vendimit të Bordit. Çdo operator ekonomik me shumicë dhe pakicë, është i lirë t’i tregtojë këto nënprodukte me çmime më të ulta se çmimet tavan/maksimale të miratuara në Bord.

 

  1. Efektet e këtij vendimi fillojnë datë 23.06.2022, ora 18.00, deri në një njoftim të dytë të marrë në mbledhjen e radhës. Këto cmime janë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit dhe ndryshojnë bazuar në efektet e ndryshimit  të cmimeve të Bursës për nënproduktet benzine dhe gazoil dhe ndryshimeve tëkursit të këmbimit të Dollarit Amerikan.

 

  1. Ky vendim është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë/pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit, në zbatim të aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 dhe nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin 8450, datë 24.2.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar.
Pas

“Ku i gjetët milionat?” Sherr në Kuvend, Xhaçka i kthehet keq Agron Shehajt: Ti pagove mandatin e deputetit

Para

Prokuroria i dha goditjen e fortë/ Zbardhet emri i njohur, ja kush është 39-vjeçari që iu sekuestrua 2 mln euro pasuri

Para
Prokuroria i dha goditjen e fortë/  Zbardhet emri i njohur, ja kush është 39-vjeçari që iu sekuestrua 2 mln euro pasuri

Prokuroria i dha goditjen e fortë/ Zbardhet emri i njohur, ja kush është 39-vjeçari që iu sekuestrua 2 mln euro pasuri

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar