Shkencëtarët mendojnë se njerëzit mund të jenë në gjendje të jetojnë deri në moshën 130 vjeçare në të ardhmen.
Në kërkimin e kryer për revistën Royal Society Open Science, shkencëtarët shpjeguan se nëse kushtet e jetesës vazhdojnë të përmirësohen, disa prej nesh do të arrijnë moshën 130 vjeç përpara vitit 2100.
Pasi të kemi arritur 110, ne kemi një shans 50-50 për të jetuar vitin e ardhshëm.
Studiuesit hetuan nëse kishte një kufi të sipërm për jetëgjatësinë e njeriut nën 130, dhe arritën në përfundimin se nëse do të kishte, ata do ta kishin zbuluar tashmë.
Megjithatë, është ende jashtëzakonisht e vështirë, që ju të shihni ditëlindjen tuaj të 130-të, pasi Davidson shtoi se nëse jeni tashmë 110, shanset për të arritur në 130 janë ‘një në një milion’.
Studimi u publikua në shtator 2021, në të njëjtin muaj kur Laboratorët Altos të Silicon Valley njoftuan se po kërkonin riprogramimin biologjik që mund të ndihmonte në kthimin e procesit të plakjes.
Një nga metodat e “çplakjes” që po studiohej ishte një lloj riprogramimi që mund t’i mësonte qelizat të riktheheshin në origjinën e tyre të “qelizave burimore” dhe t’i bënte ato të përshtateshin me lëkurën, duke i dhënë asaj një pamje më rinore.
Altos Labs mblodhi më shumë se 270 milionë dollarë fonde falë donacioneve masive nga Jeff Bezos dhe sipërmarrësi ruso-izraelit Yuri Milner, sipas Daily Mail.
Hal Barron, CEO i Alto Labs, tha në janar, sipas GEN Neës:
“Është e qartë nga puna e Shinya Yamanaka dhe shumë të tjerëve, që nga zbulimet e tij fillestare, se qelizat kanë aftësinë për t’u rinovuar, duke rivendosur orët e tyre epigjenetike dhe duke fshirë dëmtimet nga një mori faktorësh stresues.”
Ndërsa Altos Labs mund të jetë potencialisht në gjendje t’u ofrojë të moshuarve të pasur lëkurën e të 20-ave, arritja e pavdekshmërisë është ende e pamundur, pasi qelizat staminale plaken dhe vdesin.anabel