Shkarkohet nga detyra Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes Ardian Kamenica.
Mësohet se është marrë ky vendim pasi ai nuk ka arritur të realizojë planin për ngritjen e 2 satelitëve, “Albania 1” dhe “Albania 2”.
Bëhet me dije se në vendin e Kamenicës është vendosur Geraldina Brodani.
Kujtojmë që rreth një vit më parë kryeministri Edi Rama paralajmëroi në Kuvend se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”, të cilat do të monitorojnë territorin dhe do të evidentojnë veprimtaritë e kundërligjshme.