• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ballkani Perëndimor i ekspozuar ndaj kërcënimeve”, Ja përfundimet e raportit të SHISH

nga Aurora Sulçe
4 years më parë
në Aktualitet
0
“Ballkani Perëndimor i ekspozuar ndaj kërcënimeve”, Ja përfundimet e raportit të SHISH
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Shërbimi Informativ i Shtetit në raportin e vitit 2021 del në përfundime se Ballkani Perëndimor vijon të jetë i ekspozuar ndaj kërcënimeve.

Rajoni mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sfidave, që vijnë si për shkak të faktorëve të brendshëm, problemet social-ekonomike, tensionet ndëretnike e ndërfetare, korrupsioni, krimi i organizuar ashtu dhe të ndikimit të aktorëve të jashtëm, të interesuar për ta mbajtur të pandryshuar ose për të përshkallëzuar gjendjen e sigurisë dhe politike në rajon, sipas SHISH.

Sa i përket inteligjencës së huaj në rajon shërbimet jomiqësore të inteligjencës e kanë fokusuar aktivitetin në amplifikim të problematikave ndëretnike e ndërfetare, nxitjen dhe mbështetjen e faktorëve destabilizues të brendshëm, në ruajtjen e status-kuosë në raport me proceset integruese dhe nxjerrjen e përfitimeve nga roli i saj në raport me Perëndimin.

PJESË NGA RAPORTI PUBLIK i SHISH 2021

Gjendja e sigurisë në rajon
Shqipëria ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në favor të paqes dhe sigurisë rajonale e globale.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Për më tepër, vendi ynë ndjek një politikë konstruktive rajonale, të mbështetur në parimet e bashkëpunimit, drejt proceseve integruese euroatlantike, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të të drejtave të pakicave.

Gjithsesi, qenia e Shqipërisë pjesë e Aleancës së NATO, pozicionimi i qartë pro-perëndimor, roli aktiv që luan në rajon e më gjerë e kanë shndërruar në një objektiv të politikës së jashtme të aktorëve të tretë, të cilët synojnë destabilizimin e sigurisë rajonale, nëpërmjet cenimit të kohezionit social dhe etnik, instrumentalizimit të faktorëve nacionalistë në rajon, përdorimit të propagandës dhe dezinformacionit, rritjes së influencës malinje etj.

Mjedisi i sigurisë në Ballkanin Perëndimor vijon të karakterizohet nga zhvillime të brendshme politike të brishta, që tregojnë se rajoni mbetet i ekspozuar ndaj kërcënimeve dhe sfidave, që vijnë si për shkak të faktorëve të brendshëm (problemet social-ekonomike, tensionet ndëretnike e ndërfetare, korrupsioni, krimi i organizuar), ashtu dhe të ndikimit të aktorëve të jashtëm, të interesuar për ta mbajtur të pandryshuar ose për të përshkallëzuar gjendjen e sigurisë dhe politike në rajon.

Inteligjenca e huaj në rajon
Si vend anëtar i NATO-s, kontribuuese për paqen e sigurinë globale, por edhe aspirante për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Shqipëria vijon të mbetet në fokus të disa shërbimeve të huaja të inteligjencës.

Në qendër të aktivitetit të tyre për grumbullimin e informacionit vijojnë të mbeten zhvillimet e brendshme në fushën politike dhe të sigurisë, pozicionimi properëndimor i vendit tonë në raport me politikat në marrëdhëniet ndërkombëtare, marrëdhëniet me vendet e rajonit dhe aleatët strategjikë, stërvitjet ushtarake në kuadër të Aleancës dhe projektet në fushën e mbrojtjes.

Në vendet e tjera të rajonit, shërbimet jomiqësore të inteligjencës e kanë fokusuar aktivitetin në amplifikim të problematikave ndëretnike e ndërfetare, nxitjen dhe mbështetjen e faktorëve destabilizues të brendshëm, në ruajtjen e status-kuosë në raport me proceset integruese dhe nxjerrjen e përfitimeve nga roli i saj në raport me Perëndimin.

Aktivitetet hibride të aktorëve joperëndimorë kanë njohur rritje në rajon, por edhe në vendin tonë, edhe pse jo me të njëjtat përmasa si në vendet e rajonit. Këto lloj aktivitetesh po bëhen më evidente ndërkohë që vendet po përparojnë në proceset demokratizuese dhe integruese.

Pas

Si të shmangni heshtjet e sikletshme: 8 pyetje *shumë* të thjeshta për të filluar biseda me këdo!

Para

“Do e shihni në fund të korrikut”/ Paralajmëron virologu italian: Omicron5, 4 herë më i fuqishëm

Para
“Do e shihni në fund të korrikut”/ Paralajmëron virologu italian: Omicron5, 4 herë më i fuqishëm

"Do e shihni në fund të korrikut"/ Paralajmëron virologu italian: Omicron5, 4 herë më i fuqishëm

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

nga Fast News
16:00 | 19/01/2026
0

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

nga Fast News
15:45 | 19/01/2026
0

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

Pse kemi nevojë të biem në dashuri, 10 “të mira”

nga Fast News
15:15 | 19/01/2026
0

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

Groenlanda, BE kundërpërgjigje 93 miliardë dollarëshe për Trump

nga Fast News
14:43 | 19/01/2026
0

Recent News

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? Tatimet shpjegojnë procedurën

16:00 | 19/01/2026
KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

KLSH zbuloi 24 mln euro dëm dhe menaxhim jo efektiv të parave publike, shumica tek shpenzimet

15:45 | 19/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar