Personi në foto është Myrteza Mehmetaj, punonjësi i policisë i cili është marrë i pandehur nga prokurori i Lezhës, Françesk Ganaj.
Mehmetaj është marrë i pandehur për dhunë ndaj të arrestuarit Aldi Rama, i cili pas daljes nga burgu vrau me armë zjarri oficerin e policisë Saimir Hoxha,.
Gjithashtu Myrteza Mehmetaj është denoncuar nga një avokate më herët e cila ka deklaruar se bashkëshorti i saj është marrë forcërisht nga zyra e avokatisë ku punonte.
Ngjarje kjo e ndodhur në 2020.
Bashkëshortja e avokatit ka thënë se ka qenë efektivi Myrteza Mehmetaj ai i cili ka ushtruar dhunë, ndaj bashkëshortit të saj.