Ditën e sotme do të mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.
Mbledhja e fundit u mbajt më 26 nëntor në Elbasan.
Ajo ishte mbledhja e parë mes dy qeverive shqiptare me Albin Kurtin kryeministër.
Draft-marrëveshjet që do të firmosen mund të jenë gati pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti i kërkoi ministrave që deri më 10 qershor të përfundoheshin çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore.
Për sa i përket çështjeve të sigurisë, policia e Kosovës ka marrë një sërë masash për të garantuar sigurinë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë pubklike.
Policia ka njoftuar se ata do të kujdesen dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverisë së Shqipërisë.
Ditën e sotme, policia do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore, ku pritet të kalojnë delegacionet.
Agjenda e kryeministrit Rama
11.00 – Mbërritja e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Ceremonia zyrtare e pritjes
11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë – Shqipëri
Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës
Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim
12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”
Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.
12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare
12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave
18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj.