Lëkundje tërmeti në Shqipëri.
Sipas IGJEUM magnituda ishte 3.1 e shkallës Rihter me epiqendër rreth 10 kilometra në lindje të Kavajës.
Lëkundjet sizmike janë ndjerë rreth orës 16:56.
Mësohet se thellësia e tërmetit ka qenë 27 km.
Fatmirësisht nga tërmeti nuk ka pasur dëme.