• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Pse prisni ti zgjidhë qeveria problemet?” Rama kritikon kryebashkiakët: Do hymë në fazën e shtrëngimit pa tolerancë

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Të gjitha
0
“Pse prisni ti zgjidhë qeveria problemet?” Rama kritikon kryebashkiakët: Do hymë në fazën e shtrëngimit pa tolerancë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër kryebashkiakët.

Ai i paralajmëroi se do të merren masa shtrënguese për detyrimet e prapambetura.



Në takimin që po zhvillon në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Rama tha se të gjithë kryebashkiakët duhet të fillojnë të mendojnë seriozisht si të shtojnë të ardhurat financiare.

“Dua të ndalem shkurtimisht në disa aspekte. Së pari, në aspektin e detyrimeve të prapambetura, siç edhe në fakt e kemi diskutuar më parë dhe siç kam pasur rastin t’ua komunikoj, ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë, në bazë të parametrave të dakordësuara, jo kot. Kjo është e domosdoshme, sepse nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara. Kjo është e pamundur. Nga ana tjetër, rritja e performancës nga bashkitë është prioritet. Nuk ka si të rritet performanca e tyre, nëse nuk forcohen financat e tyre.

Nëse bashkitë nuk fillojnë realisht dhe seriozisht të mendojnë si të shtojnë të ardhurat financiare, do ketë shtrëngim. Është e dhëna më dramatike e të gjithë këtyre 30 viteve, që volumi i aktiviteteve që lidhin direkt bashkitë me krijimin e të ardhurave jobuxhetore, është minimal, afër zeros. Është e pamundur që ne akoma sot në nivel bashkiak, që nga Tirana, që është kryesorja, e deri te bashkia e fundit, nuk kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura. Duke filluar nga ndërtimi. Bashkitë i kanë të gjitha mundësitë që të ndërtojnë dhe të krijojnë shumë më tepër shanse për njerëzit që kanë nevojë për strehim”, tha Rama.

Sipas Ramës, bashkitë duhet të bashkëpunojnë me kompani ndërtimi dhe të ndërtojnë banesa sociale, në mënyrë që të pastrehëve të qyteteve t’u jepet zgjidhje, dhe nga ana tjetër me shitjen e apartamentet mblidhen fonde për bashkinë.

“Bashkitë i kanë të gjitha mundësitë që të ndërtojnë dhe krijojnë shumë më tepër shanse për njerëzit që kanë nevojë për strehim, por njëkohësisht të fitojnë para për buxhetin e tyre.

Më thoni një bashki që ndërton në funksion të strehimit në Shqipëri? Nuk ka!

Nuk mundet qeveria të jetë përgjigja për çdo nevojë, dhe s’ka pse oportunitete që janë për tu shfrytëzuar të mos shfrytëzohen në sektorin bashkiak, nuk ka arsye!

Rolin e zhvilluesit e luajnë shumë investitor që s’kanë fare kompani ndërtimi, dhe marrin kompanitë e ndërtimit dhe zhvillojnë pronat, pse mos ta bëjnë bashkitë këtë? Çfarë i pengon? Dhe ndërkohë me një gur vrasin dy zogj. Krijojnë oportunitete të reja për të pastrehët e tyre dhe nuk rrinë të presin nga enti i banesave ne Tiranë, dhe nga ana tjetër shesin për të mbledhur të ardhura.

Pse mos bëhet kjo?”, u shpreh Rama.

Më tej ai u drejtoi pyetjen kryebashkiakëve se sa sa janë tregjet e prodhimit bujqësor me pronësi a pjesëmarrje bashkiake?

“Urdhëroni, jeni këtu, mi thoni?

Sa janë pikat e grumbullimit dhe të shpërndarjes, me pjesëmarrje bashkiake? Sa nga ju dhe cilët kanë shfrytëzuar fondin e garancisë sovrane për bujqësinë, si katalizator për të adresuar nevoja të fermerëve në zonat tuaja? Pa pritur që këto t’i zgjidhë investitori provat, që është i mirëseardhur por nuk vjen gjithmonë atëherë kur duhet.

Sa herë e kemi përsëritur këtë gjë?!

Për të ardhur tek një tjetër gangrenë, që është uji. Pse duhet që ballafaqohemi me ndasira zona të caktuara në kushtet kur bashkitë në pjesën e konsiderueshme nuk bëjnë detyrën, por bashkëjetojnë me thellimin e borxheve, me abuzimin e kësaj pasurie në emër të konfortit elektoral. Dhe kështu kjo pasuri nuk shkon as aty ku duhet të shkojë dhe prodhon vetëm borxhe.

Pa folur për shërbimet e tjera, pastrimin, transportin publik, që janë shërbime jo të lehta për tu organizuar, dhe në të gjitha këto kemi mundësi të shikojmë që s’po flasim për gjëra të pabëshme ose që askush nuk i ka bërë, përkundrazi!

Pse duhet të jetë qeveria kampione në digjitalizimin e shërbimeve, pse mos të jenë bashkitë?

Në të gjithë botën ndodh e kundërta… sektori privat, pushteti vendor dhe pastaj qeveria qendrore, këtu qeveria qëndrore ka bërë një revolucion me shërbimet, tani ka kuptim që shërbimet publike, bashkiake, me dokumente, të vazhdojnë të epën me letra dhe mos jenë online? Ka kuptim që bashkitë të jenë të prapambetura, ndërkohë që jeni ju të parët që duhet të jeni më të interesuar…”, tha kreu i qeverisë.

Pas

Vr asjet e bujshme/ SPAK vendos përballë Dumanin me Erion Alibej

Para

Çfarë është zbuluar? KLSH kërkon ndëshkim për 70 punonjës të Bashkisë Fier

Para
Çfarë është zbuluar? KLSH kërkon ndëshkim për 70 punonjës të Bashkisë Fier

Çfarë është zbuluar? KLSH kërkon ndëshkim për 70 punonjës të Bashkisë Fier

Të Gjitha

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

nga Fast News
16:45 | 11/05/2025
0

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

nga Fast News
16:11 | 11/05/2025
0

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

2046 kandidatë për 140 vende – Gara parlamentare në Shqipëri

nga Fast News
10:00 | 11/05/2025
0

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

Miliarderi që do të dhurojë 200 mld dollarë për të varfrit

nga Fast News
09:57 | 11/05/2025
0

Recent News

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

Turistët renditin atraksionet turistike më zhgënjyese në botë. 5 prej tyre ndodhen në Europë!

16:45 | 11/05/2025
Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

Alarmi i ekspertit: Pensionistët po paguajnë më shumë për ilaçet, skema është deformuar

16:11 | 11/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar