Ka rezultuar me fund tragjik aksidenti i raportuar mëngjesin e sotëm në Liqenin e Çekrezit. Polumbarët kanë nxjerrë nga automjeti një djalë 22 vjeç dhe një vajzë 20 vjeçe.
Nga dyshimet e para mësohet se makina ka përfunduar në liqen pas një frenimi të fortë. Gjurmët e frenimit mund të jenë si pasojë e një aksidenti, çka ka bërë që të rinjtë të përfundojnë në fund të liqenit.
Tiranë
Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:
Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.