Në Shqipëri 24 orët e fundit janë shënuar 113 raste të reja me C OVID19, nga 464 testime të kryera në total.
Mësohet se nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 82 në Tiranë, 6 në Fier, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Lezhë, Kavajë, Patos, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Sarandë, nga 1 qytetar në Krujë, Dibër, Mallakastër, Pogradec, Kuçovë, Elbasan.
Janë 473 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë. Janë shëruar 49 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,056 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.
Statistika (16 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 113
Të shëruar në 24 orë 49
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 464
Testime totale 1,836,672
Raste pozitive 277,026
Raste të shëruara 273,056
Raste Aktive 473
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 366
Vlorë 35
Fier 32
Gjirokastër 8
Korçë 6
Durrës 6
Shkodër 5
Berat 5
Lezhë 5
Elbasan 4
Dibër 1