Ke pasur disa biseda shumë interesante me dikë në DM dhe e keni lënë për të dalë? Nuk di ç’pyetje t’i bësh se mos ndoshta dukesh shumë i/ e ngjitur, apo i/ e çuditshme? Ja një listë me pyetje që janë mëse normale dhe që mund të të çojnë në një bisedë të këndshme, pse jo edhe në një date të dytë, tretë, lidhje…
Pyetje që thyejnë akullin:
Ç’të shtyu të dilje në takim me mua?
Cili/ a është shoku/ qja jote i/ e ngushtë dhe pse?
Do shpenzoje një natë vetëm për vetëm me dikë që e ke qejf, apo me një grup të madh miqsh?
Cili është kujtimi më i bukur i fëmijërisë?
Nga e gjithë bota, cili është vendi yt i preferuar?
A ke ndonjë lokal apo restorant të preferuar?
Po një që do ta provosh?
Cili është libri më i bukur që ke lexuar? Po më i keqi?
Cili është ushqimi më i mirë që ke ngrënë ndonjëherë?
Cila është nofka jote? Kush ta ka vendosur?
Në ç’pikë je në jetën tënde? Ku do të arrish dhe ç’po kërkon ndërkohë që flasim?
3 gjëra që ke në listën e dëshirave?
Pyetje në lidhje me punën:
Ku punon?
Sa kohë ke në këtë profesion?
A del me kolegët?
Cila është gjëja që të pëlqen më shumë dhe më pak nga puna jote?
Cili është hapi yt i radhës në karrierë?
E sheh veten në këtë kompani?
Pse vendose të ndërmarrësh këtë rrugëtim?
A ndihesh i/ e plotësuar?
Cila është gjëja më e sikletshme që të ka ndodhur në punë?
Cili/ a është kolegu/ ia jote e preferuar?
A ke ndonjë model që të ka frymëzuar?
Më përshkruaj një ditë normale pune.
Pyetje rreth personalitetit:
Cila do të ishte fundjava jote ideale?
Të pëlqen një brunch apo një festë?
Cila është mënyra jote e preferuar për t’u çlodhur?
Si do e përshkruaje veten me 3 fjalë?
Kur je me pushime, eksploron vendin apo qetësohesh?
Cila është frika jote më e madhe? Si do veproje nëse do të realizohej?
Cila është mënyra si ti i komunikon ndjenjat?
Ç’të bën të lumtur?
Cili është veprimi i parë që bën kur je me nerva?
Tani, radha jote:
Cili ishte mendimi i parë për mua?
Nga ky takim, cila ishte gjëja që të pëlqeu dhe nuk të pëlqeu nga unë?
A kemi gjëra të përbashkëta?
Nëse do dilnim prapë dhe vendin do e zgjidhje ti, ku do të shkonim?
Dhe, a do dalim prapë?
Cila ishte pjesa e preferuar nga ky takim?
A ke ndonjë pyetje? Mos u limito.Anabel