• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tre milion numra telefoni të shqiptarëve për shitje online. Mister kush i nxori

nga Aurora Sulçe
3 years më parë
në Aktualitet
0
Tre milion numra telefoni të shqiptarëve për shitje online. Mister kush i nxori
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Përdorimi telefonave celular për të gjithë ne është kthyer në një pjesë të domosdoshme të jetës tonë. Numrat e telefonit të 3 milion shqiptarëve janë reklamuar në një faqe në internet për tu shitur. Një tjetër thyerje e të dhënave personale pas daljes të database të pagave dhe targave të shqiptarëve.

Top Channel ka identifikuar një faqe në internet e cila disponon një database me 3 milion numra celularësh, së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave dhe pozicionin e punës të personit që i përket numri telefonit.





Poseduesit e database të këtyre numrave kanë listuar edhe çmimet e shitjes. Mjafton të kesh një kartë banke dhe në pak sekonda bëhesh posedues i tyre.

4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milion të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile.

1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetën 350 dollarë për 100.000 numra.

Poseduesi 3 milion numrave telefonik të shqiptarëve dhe shitësi i tyre përmes një platforme në internet është një person i cili përdor emrin Munnaf Hossain.

Sipas tij lista që ai ka nxjerrë në shitje është e saktë, autentike, e freskuar me informacione korrekte shoqëruar me numrin e telefonit, emrin e personit dhe kodin postar.

Për ta vërtetuar këtë Munnaf Hossain ka publikuar në faqen e tij në internet si shembull një pjesë të kësaj database.

Top Channel verifikoi numrat e kësaj liste.

Rezultoi se janë në përdorim e i përkasin personave emri të cilëve shkruhet në të djathtë të kësaj liste.

Mbetet e paqartë se si Munnaf Hossain ka mundur të sigurojë 3 milion numrat e celularëve të shqiptarëve në një kohë kur ligji parashikon në mënyrë strikte se kush duhet t’i disponoj këto numra.

Në listën e publikuar si shembull për blerësit, është edhe emri ekspertit të sigurisë Redion Qirjazi i cili tha për Top Channel se “gjetja e fajtorit mbetet gjithmonë sfida më e madhe në kërcënimet e sigurisë kibernetike”.

“Kjo mund të nxisë kërkesën e qytetarëve për të mos regjistruar të dhëna personale ose akoma më keq, të synojnë forma te jashtëligjshme për zotërimin e një numri celulari. Në terma afatgjatë kjo mund te krijojë një situatë pasigurie për qytetarët dhe qeverinë, që do ta kishin të pamundur të identifikonin thirrësit, në raste të veprimeve kriminale ndaj individëve të tjerë, shoqërisë apo dhe qeverisë”, deklaroi eksperti Redion Qirjazi.

Pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, nga ku celula terroriste përdori numra të paregjistruar telefoni, në SHBA dhe EU, në mënyrë drastike legjislacioni pësoi ndryshim për të bllokuar shitjen e numrave pa u regjistruar.

Edhe në Shqipëri ndodhi e njëjta gjë. Të gjithë blerësit e një numri duhet të firmosin një mori me letra e më pas bëhen posedues të numrit.

Por e gjitha kjo zhvlerësohet si në aspektin e privatësisë apo edhe të sigurisë në një kohë kur 3 milion numra celulari shqiptarësh janë nxjerrë në shitje.

“Nëse rrjedhja e këtyre numrave është bërë nga punonjës së institucioneve të sigurisë që janë të autorizuar për të pasur akses, kjo do të dëmtonte imazhin e institucioneve dhe krijonte ndjenjë pasigurie tek qytetarët”, tha Redion Qirjazi.

Sipas ekspertit Qirjazi, kjo do të sjellë uljen e besimit tek institucionet të cilat kanë akses në numrat e celularëve të shqiptarëve, të cilat tashmë janë në shitje./Top Channel

Pas

E çuditshme por shkenca thotë se njerëzit e ngathët janë më të pëlqyerit

Para

Ekzekutohet në Belgjikë Erion Hasanbelliu, ja roli i tij në vra sjen e Sokol Çapjes në 2005

Para
Gjendet i vde kur një burrë në Podujevë, detaje nga ngjarja

Ekzekutohet në Belgjikë Erion Hasanbelliu, ja roli i tij në vra sjen e Sokol Çapjes në 2005

Të Gjitha

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

nga Fast News
11:12 | 20/07/2025
0

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

nga Fast News
10:53 | 20/07/2025
0

Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare

Butrinti nuk është për “komunikim publik” është Trashëgimi Kombëtare

nga Fast News
10:18 | 20/07/2025
0

Pesë ushqime super të shëndetshme

Pesë ushqime super të shëndetshme

nga Fast News
10:09 | 20/07/2025
0

Recent News

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

“Lufta e re” e shampanjës në tregun global

11:12 | 20/07/2025
Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

Shoferët, shkaktarët kryesorë të aksidenteve. Ndodhin kryesisht në fundjavë

10:53 | 20/07/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar